business

Mësimdhënës/e i/e Gjuhës Gjermane: Vushtrri & Prishtinë

  • star Publikuar: 20-11-2025
  • star Skadon: 28-11-2025
Kategoritë Arsim&Edukim
Vendi i punës Prishtinë, Vushtrri

Konkurs pune: Mësimdhënës/e i/e Gjuhës Gjermane – SPEEEX Education / Vushtrri & Prishtinë

Përshkrimi i Punës:

Mësimdhënësi/ja i/e gjuhës gjermane është përgjegjës për planifikimin, zhvillimin dhe zbatimin e mësimeve cilësore në përputhje me standardet e SPEEEX Education, Manualin e Rregulloreve dhe udhëzimet e Departamentit për Edukim dhe Cilësi (DEC).

Roli përfshin përgatitjen e planit mësimor, menaxhimin e grupeve në platformën SPEEEX Eductaion, vlerësimin e kandidatëve, raportimin e progresit dhe pjesëmarrjen aktive në proceset e sigurimit të cilësisë.

Mësimdhënësi/ja duhet të sigurojë që çdo aktivitet mësimor të zhvillohet në mënyrë të strukturuar, të dokumentuar dhe në përputhje me standardet e përcaktuara për transparencë, etikë profesionale dhe respektim të rregullave të brendshme.

Raporton tek : Departamenti për Edukim dhe Cilësi (DEC) dhe Koordinatori i Sigurimit të Cilësisë.

Lloji i Kontratës : Me kohë të plotë / pjesshme

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Planifikon dhe zhvillon orët mësimore sipas programeve të akredituara dhe udhëzimeve të DEC;
  • Përdor platformën SPEEEX Education për: menaxhimin e grupeve të kandidatëve, regjistrimin e prezencës, publikimin e materialeve dhe detyrave mësimore, vendosjen e vlerësimeve dhe raportimin e progresit sipas standardeve të cilësisë;
  • Zbaton metodologjitë mësimore interaktive dhe digjitale për të rritur angazhimin e kandidatëve;
  • Zbaton rregullat e sigurimit të cilësisë dhe merr pjesë në proceset e vlerësimit të brendshëm dhe vetëvlerësimit në bashkëpunim me Koordinatorin e Cilësisë;
  • Përdor instrumente të vlerësimit të përcaktuara në Manual (testime teorike, praktike dhe vlerësim formativ/sumativ) dhe vendos rezultatet në sistem jo më vonë se 15 ditë pas mbajtjes së vlerësimit;
  • Përdor platformën interne – SENTINEL;
  • Ofron feedback konstruktiv dhe mbështetje për kandidatët në procesin e të nxënit;
  • Respekton Kodit të Mirësjelljes dhe rregullat etike gjatë mësimdhënies dhe komunikimit me kandidatët, kolegjët dhe stafin;
  • Siguron konfidencialitetin e të dhënave të kandidatëve dhe dokumentacionit të brendshëm;
  • Merr pjesë në trajnime profesionale dhe aktivitete zhvillimore të organizuara nga SPEEEX Education në përputhje me Rregulloren për Zhvillimin e Stafit;
  • Zbaton rregullat e sigurisë në punë, politikat e raportimit të incidenteve dhe udhëzimet për mjedis të sigurt mësimor;
  • Respekton orarin, politikat administrative dhe procedurat e raportimit sipas standardeve institucionale.

Kualifikimi:

  • Diplomë universitare në gjuhë gjermane;
  • Përvojë në mësimdhënie të gjuhës gjermane;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  • Njohuri në përdorim të platformave online për mësimdhënie;
  • Fleksibilitet dhe aftësi organizative.

Kualifikimi i preferueshëm:

  • Certifikime si DaF/DaZ, Goethe, ÖSD apo ekuivalente;
  • Eksperiencë në punë me grupe të ndryshme moshe dhe nivele të ndryshme gjuhësore;
  • Çasje kreative dhe motivuese në mësimdhënie;

Data e fundit për aplikim: 28 Nëntor 2025

Dokumenti i nevojshëm për aplikim është CV-ja juaj, të cilën mund të dergoni përmes E-mail në: [email protected] , duke vendosur në titull: “Mësimdhënës/e i/e Gjuhës Gjermane – SPEEEX Education / Vushtrri & Prishtinë”.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.