Hr Partners, per klient të sajë në fushën e retail, shpall konkurs për pozitën:
MENAXHER OPERACIONAL
Detyrat dhe përgjegjësit:
- Përgjegjësia kryesore e menaxherit operacional të kompanisë është menaxhimi i burimeve dhe aktiviteteve të kompanisë;
- Regjistrimi dhe analizave e lëvizjeve ditore të arkës, bankës dhe rrjedhjes së cashit;
- Analiza e shitjeve dhe e blerjeve;
- Analiza e shpenzimeve dhe propozimi i përmirësimeve përkatëse;
- Menaxhim i nivelit të stokut dhe marrja e vendimeve të rëndësishme për kontrollin e stokut. Është përgjegjës për diferencat ne stok në rastet e kontrolleve të ndryshme rutinë, ditore dhe inventarët;
- Kontroll i përditshëm mbi zonat e shitjes, diskutime rreth problemeve të ndryshme me kolegët dhe marrja e opinioneve nga klientët;
- Mirëmbajtja e borderove të stafit dhe përllogaritja e komponentit variabël për secilin punonjës çdo muaj;
- Qëndron i informuar në zhvillimin e tregut dhe identifikimin e iniciativave të reja
- Menaxhimi i kontratave me palët e treta të kompanisë.
Kualifikimet:
- Minimumi 3 vjet experience në profile të ngjashme;
- Eksperiencë të mëparshme në fushën e administrimit dhe menaxhimit te kompanive;
- Diplomë Universitare në Ekonomik, preferohet profili Menaxhim;
- Njohuri shumë të mira kompjuterike, veçanërisht Microsoft Excel dhe PowerPoint.
- Të dijë të përfaqësojë biznesin në marrëdhënie më të tretët;
- Të ketë aftësi të larta analitike, kontrolluese dhe të dijë të gjenerojë raporte menaxheriale;
- Të dijë të vlerësojë përformancën financiarë të biznesit dhe të përgjigjet për të përpara Investitorit;
- Të jetë i vetë motivuar dhe i aftë të drejtojë stafin;
- Të ketë fleksibilitet të lartë në administrimin e ngarkesës në punë.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithëpërfshirës. Punëmarrësi mund të kryejë edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në përmjet sistemit Apliko Këtu,
Konkursi është i hapur deri më: 18.12.2023
Ju mirëpresim!
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko këtu