business

Trajnim: Office Administration Management


Ruaj
  • star Publikuar: 08-01-2026
  • star Skadon: 20-01-2026
Kompani STAFFIX
Kategoritë Administratë
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Trajnim Office Administration Management

Office Administration Manager - Janar 2026

staffiX do të organizojë trajnimin e radhës në muajin Janar 2026 për Office Administration Management, i cili tashmë është zyrtarisht i hapur për aplikim. Përgjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të marrin njohuri praktike mbi organizimin efektiv të punës ditore, menaxhimin e dokumentacionit, komunikimin me kolegë dhe klientë, si dhe koordinimin e takimeve dhe angazhimeve të përditshme në zyrë.

Trajnimi është i dedikuar për profesionistë që punojnë në pozita si asistentë administrativë, sekretarë ekzekutivë, koordinatorë zyre, staf të pritjes dhe shërbimit ndaj klientit, si dhe për këdo që dëshiron të zhvillojë më tej aftësitë organizative dhe ndërpersonale në një mjedis pune dinamik dhe bashkëpunues.

Këto aftësi janë veçanërisht të nevojshme në sektorë ku organizimi, koordinimi dhe kontakti me njerëz janë pjesë e përditshme e punës, si institucionet publike dhe private, organizatat joqeveritare, kompanitë e shërbimeve dhe bizneset me struktura të mëdha administrative.

Objektivat e Trajnimit

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të arrijnë të fitojnë:

  • Njohuri mbi organizimin efektiv të punës administrative, duke përfshirë menaxhimin e detyrave të përditshme, dokumentacionit dhe fluksit të informacionit brenda një organizate.
  • Aftësi në komunikim të qartë dhe profesional, si me kolegët ashtu edhe me klientët, duke ruajtur korrektësinë dhe etikën në çdo ndërveprim.
  • Kompetenca në planifikimin dhe koordinimin e angazhimeve, përfshirë takimet, vizitat, dhe mbështetjen logjistike të aktiviteteve të brendshme.
  • Strategji për menaxhimin e situatave të vështira, duke ruajtur qetësinë, zgjidhur problemet në mënyrë efikase dhe ruajtur marrëdhëniet pozitive në mjedisin e punës.
  • Vetëdije mbi rolin e stafit administrativ si urë lidhëse ndërmjet departamenteve dhe si mbështetje kyçe për funksionimin e rregullt të organizatës.
  • Përvojë praktike në skenarë të përditshëm administrativë, me fokus në zgjidhjen e sfidave reale përmes simulimeve dhe ushtrimeve interaktive.

Temat e trajnimit:

  1. Aftësitë dhe sfidat ditore në zyrë
  2. Etika në vendin e punës
  3. Punët që bën një zyrtar administrativ
  4. Procesi i rekrutimit nga perspektiva administrative
  5. Shërbimi ndaj klientëve dhe menaxhimi i komunikimit telefonik
  6. Komunikimi përmes email
  7. Menaxhimi i financave
  8. Menaxhimi i kohës për asistentët administrativë
  9. Parimi i Pareto-s në organizimin e punës
  10. Pajtueshmëria (compliance) dhe rëndësia e saj në punën administrative
  11. Etika vs. pajtueshmëria në zyrë

Orari dhe koha e trajnimit:

Trajnimi do të zgjasë 2 ditë, më datat 20 dhe 22 Janar, gjithsej 1 javë dhe do të mbahet të Marten dhe të Enjten duke filluar nga ora 18:00 – 20:30 (varësisht prej diskutimit).

Vendi i Trajnimit:

Në lokalet e StaffiX. Adresa: Rr. Mark Sopi Lokali 36, Kati 2, Prishtinë, Kosovë. Tel: +383 45 111 151

Çmimi i Trajnimit:

Trajnimi kushton *99€ me TVSH, me zbritje nga *149€ Euro. Pas aplikimit tuaj përmes formës më poshtë ju dërgohen përmes email-it udhëzimet për pagesë.​

Në fund të trajnimit në fjalë çdo pjesëmarrës do të pajiset me certifikatë pjesëmarrjeje.

👣Nxitoni, vendet janë të limituara.

Aplikimi juaj do të konsiderohet i suksesshëm në momentin që kryhet pagesa.

Biografia e Trajnerit, Shkumbin Ibraimi.

Shkumbin Ibraimi, është Specialist i Burimeve Njerëzore, Rekrutues, Trajner, Konsulent i Menaxhmentit, ku u ndihmon punonjësve t`i përmirësojnë vlerat e tyre, duke ngritur aftësitë për të arritur objektivat.

Me mbi 20 vite përvojë menaxheriale të nivelit të lartë, ka punuar në cilësi të HR Menaxherit për 5 vite në “CACTTUS”. Më pas për 2 vite ka punuar në ndërmarrjet për shitje me pakicë “Meridian Express” dhe “Albi Group” në cilësinë e Menaxherit të BNJ dhe Trajnerit. Ai aktualisht Drejtor në “staffiX”, kompani e specializuar në fushën e Rekrutimit dhe Trajnimeve.

staffiX aplikon një frymë të bashkëpunimit dhe unitetit, të cilat janë cilësi të rëndësishme për një biznes që fokusohet në menaxhimin edhe shërbimet e personelit.