business

Agjent i Shitjes dhe i Blerjes

  • star Publikuar: 22-01-2024
  • star Skadon: 22-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Besimi Commerce
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Shtime
Shikime 1698

Në përputhje me kërkesat e ligjit nr.06/L-016 për Shoqëri Tregtare në Kosovë, Themeluesit e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, bazuar në nenin 13 të statutit të Kompanisë “Besimi-Commerce” sh.p.k , dhe rregullores së sistematizimit të vendëve të punës nxjerrin këtë vendim

Për shpallje të: KONKURSIT

Titulli i pozitës: Agjent i Shitjes dhe i Blerjes

Vendndodhja e pozitës: Shtime, Administrata Qendrore e Kompanisë

Lloji i kontratës: Kontratë pune me orar të plotë për një periudhë të pacaktuar kohore

Kohëzgjatja e konkursit: 22.01.2024 – 22.02.2024

Përmbledhje e përgjithshme:

Kompania Besimi Commerce Sh.p.k, është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me kapital tërsisht privat. Kompania është regjistruar në vitin 1990 sipas ligjeve në fuqi të kohës. Përbërja e kapitalit të kompanisë është në 4 aksioner në hise të barabarta.

Shënim: Emërtimet në këtë konkurs janë neutrale sa i përket gjinisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Agjent i Shitjes dhe i Blerjes është përgjegjës për detyrat kryesore si më poshtë:

  • Perpilon Kërkesat për blerje
  • Bën Përpilimin dhe mirëmbajtjen e kartelave të furnitorëve.
  • Bën Përpilimin e kërkesave të ndryshme për blerje
  • Bën Kontrollimin dhe krahasimin e ofertave gjatë proçesit të blerjes.
  • Bën Përpilimin dhe evidentimin i porosisë.
  • Bën Kontrollimin e furnizimit dhe faturës së blerjes, kryerja e pagesës.
  • Bën Evidentimin e mangësive, urgjencat e porosisë (dërgesat e vonuara)
  • I pergjigjet per qdo pune menaxherit komercial
  • Bën Përpilimin e ofertave (ne bazë të kërkesave të klientëve)
  • Bën Përpilimine fletë dërgesat, faturat, konfirmimet e urdhër detyrave në bazë të porosisë së klientëve
  • Bën Mbikqyrjen gjatë transportit të mallit (plotësohen dokumentat e transportit dhe i dërgohen shpedicionit)
  • Bën Kontrollimin dhe hyrjet e pagesave të shitjeve
  • Bën Shitjet brenda dhe jasht vendit dhe eksportet
  • Bën Punimin e statistikave të shitjes
  • Shkruan vërejtjet gjatë shitjeve
  • Bën Përpilimin e përgjigjje për mangësitë apo mallrat e kthyer
  • Mbane biseda shitje (edhe telefonike - shiko telemarketingun – punët për fillimin e vitit)
  • Mirëmban kartelat e klientëve
  • Përpilohen statistikat e fitimit (sipas klientëve dhe produkteve)
  • Bën Shitje edhe përmes telefonit

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

  • Diplomë universitare të Fakultetit Ekonomik
  • Shkathtësi për të organizuar punën e vet
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit ne tregje
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion
  • Se paku 3 vite përvojë pune profesionale
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e departamentit komercial
  • Aftësi komunikuese, negociuese dhe bindëse në punë
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve MS Office, Web, Mail etj
  • Të ketë njohuri të gjuhes Shqipe dhe gjuhës Angleze

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si në vijim:

  • Biografia (CV); (CV-ja duhet të përmbajë sqarime të detajuara lidhur me natyrën e përvojës menaxheriale të aplikantit);
  • Dëshmitë për kualifikimet arsimore dhe profesionale
  • Dëshmitë e përvojës së punës
  • Letra motivuese

Dorëzimi i aplikacioneve:

Dokumentet e aplikimit mund të përgatiten në gjuhët: shqip dhe anglisht.

Dokumentacioni dorëzohet në mënyrë elektronike (i skenuar) në kompaninë Besimi Commerce në forme elektronike [email protected] apo fizikisht ne zyren qëndrore

Dorëzimi i saktë aplikacionit është përgjegjësi e aplikantëve. Dokumentacioni i pakompletuar rezulton me diskualifikim të kandidatit.

Afati i konkurrimit nga data 22.01.2024 deri më datë 22.02.2024.

Dokumentacioni i dërguar pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohet.

Për informata shtesë, ju lutemi kërkoni sqarim në email adresën [email protected] apo

tel: +383 44 167 959

tel: +383 48 167 959

tel: +383 48 448 777

Besimi Commerce mban të drejtën e anulimit apo pezullimit të këtij konkursi në cilëndo fazë, varësisht nga çështje të ndërlidhura me këtë konkurs.