business

Kategori Menaxher/e

  • star Publikuar: 05-12-2023
  • star Skadon: 17-12-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Neptun
Kategoritë Menaxher/e
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 3723

Neptun Kosova shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtëpiake.

Qëllimi i Pozicionit: Fokusi kryesor i një Menaxheri/e është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe nje eksperiencë pozitive në blerje.

Pozicioni: Kategori Menaxher/e

Departmenti: Komercial

Vendodhja: Prishtinë

Jeni energjikë dhe të apasionuar pas teknologjisë?

Jeni një person me pasion, dashamirësi dhe buzëqeshje?

A ju pëlqen të komunikoni me njerëzit e tjerë?

A ju pëlqen të punoni në një mjedis modern dhe miqësor?

Dëshironi të punoni në një kompani dinamike me mundësi trajnimi dhe zhvillimi të vazhdueshëm?

Atëherë ju jeni ai / ajo që NEPTUN po kërkon!

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Njeh mirë gamën e produkteve dhe specifikimet e tyre.
  • Kryen porositë për produkte tek furnitorë
  • Ndjek statusin e porosisë në sistemin e furnitorit përkatë
  • Njeh përmbajtjen e kontratave të shitjes me furnitorët e produkteve që
  • Ndjek në mënyrë aktive shitjen e produkteve në të gjitha kanalet e shitjes së kompanisë.
  • Negocion me firmat korresponduese (furnitorë) mbi çmime speciale, çmime promocion, etj.
  • Të zbatoj Targetin e caktuar të Shitjeve, nivelit të stokut të duhur sipas buxhetit.
  • Të kujdesët e mban përgjegjësi për artikujt me moshe të vjetër në
  • Të krijojë planë marketing dukezbatuar strategji marketingu për linjën e caktuar të produkteve, për maketet dhe segmentet e tregut të reja dhe ekzistuese
  • Të bej kërkim tregu duke identifikuar nevojat e tregut.
  • Të kryej trajnimet e ndryshme në kuadër të linjës së produkteve qe ka në

Kërkesat:

  • Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e lartë.
  • Preferohet së paku 2 (dy) vite përvojë pune relevante.
  • Të jetë metodik, fleksibil dhe i shpejt në zgjidhjen e problemeve.
  • Njohuri shumë të mira në kompjuter (paketën MS Office).
  • Njohje shume e mire e Gjuhës Angleze.
  • Shkathtësi ndërpersonale si: i/e orientuar në detaje, vetë motivuar, dhe komunikativ
  • Shkathtësi të menaxhimit të stresit gjatë punës nën presion

NEPTUN ju ofron:

  • Trajnim i vazhdueshëm
  • Një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës si dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor
  • Ambjent i shkëlqyer pune në zyra moderne
  • Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës. Për këtë pozicion ofrohen pagë konkuruese dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike [email protected] , ose duke plotesuar formen e aplikimit online ne linkun me poshtë:

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”

Profili i kompanisë: BALFIN Group, Balkan Finance Investment Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Aplikoni