business

AGJENT PËR PROMOVIMIN DHE SHITJEN E PAISJEVE BUJQESORE

  • star Publikuar: 15-08-2022
  • star Skadon: 15-09-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Agrokulturë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Rahovec
Shikime 2094

KONKURS PËR PUNË 

AGJENT PËR PROMOVIMIN DHE SHITJEN E PAISJEVE BUJQESORE

Kompania AgroVinifera Sh.P.K., përmes këtij Konkursi fton të gjithë të interesuarit që kanë ambicie për karrierë në promovim dhe shitje të pasjisjeve bujqesore dhe hortikulturës të shprehin interesin e tyre për pozitën:

Agjent për promovim dhe shitje të paisjeve bujqësore

Ne radhë të parë, aplikuesit duhet të jenë njohës i rrethanave vendore dhe ndërkombëtare në fushën e bujqësisë, posaqërisht në pemëtari dhe vreshtari dhe teknikës dhe teknologjisë që përdoret në këtë prodhimtari, si dhe të jetë njohës i gjuhës Gjermane ose Serbo-Kroate.

Përgjegjësite dhe aftësitë e kërkuara:

  • Të ketë aftësi të punoj nën presion
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi
  • Të ketë përvojë në shitje dhe promovim
  • Të ketë aftësi bindëse
  • Të krijoj marrëdhënie të mira klientë /brend
  • Të jetë i/e rregullt në orarin e punës
  • Preferohet fakulteti në fushën e bujqësisë dhe eksperienca në makineri bujqësore
  • Të njohë gjuhën Gjermane ose Serbo-Kroate (të jetë i aftë të komunikoj në këto gjuhë).
  • Të mbaj korespodencën e rregullt me kliente,
  • Të jetë i/e gatshëm/gatshme të udhëtoj jashtë vendit dhe t’i përcjell seminaret, panairet dhe eventet ndërkombëtare
  • Të ketë njohuri në programet bazike kompjuterike
  • Të jetë i aftë të bëjë hulumtime në internet
  • Të posedoj lejen e vozitjes – Kategoria B;

Të interesuarit duhet të dorëzojnë:

  • Letër Motivimi,
  • Curriculum Vitae (CV),
  • Kopjen e dokumentit identifikues,
  • Dëshminë e përfundimit të studimeve
  • Referenca nga puna paraprake

Orari i punës do të jetë 8 orë. 

Paga do të jetë e negociueshme.

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në dhe një fotografi, me letër motivuese në e-mail adresën zyrtare [email protected]  dhe konkursi do të jetë i hapur deri më datën 15 Shtator 2022. 

Për informacione shtesë na kontaktoni në tel: 044 778 111