business

Inxhinier i Makinerisë

  • star Publikuar: 17-11-2025
  • star Skadon: 17-12-2025
Kompani Fluidi Group
Kategoritë Inxhinieri
Vendi i punës Gjilan
Numri i pozitave 1

KONKURS PËR POZITËN

INXHINIER I MAKINERISË

Lokacioni: Velekincë, Gjilan

Kompania: Fluidi Group LLC

Përshkrimi i pozicionit:

Fluidi Group LLC shpall konkurs për pozitën Inxhinier i Makinerisë, për të mbështetur operimet teknike dhe mirëmbajtjen e makinerive në linjat e prodhimit të vajit ushqimor dhe pijeve. Kandidati ideal duhet të jetë person me qasje analitike, i saktë, me aftësi të forta teknike dhe i gatshëm të punojë në ambiente prodhuese dinamike.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Monitorimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve dhe makinerive të prodhimit.
  • Diagnostikimi i defekteve teknike dhe zgjidhja efikase e problemeve.
  • Hartimi dhe zbatimi i planeve të mirëmbajtjes preventive dhe korrigjuese.
  • Asistimi në instalimin e makinerive të reja dhe optimizimin e proceseve të prodhimit.
  • Bashkëpunimi me ekipet e prodhimit dhe ekipe të tjera teknike për të siguruar funksionim të pandërprerë të linjave.
  • Përgatitja e raporteve teknike dhe dokumentimit përkatës të mirëmbajtjes.
  • Propozimi i përmirësimeve teknike dhe rritjes së efikasitetit.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike, Mekatronikë ose degë të ngjashme.
  • Përvojë pune në sektorin e prodhimit ose mirëmbajtjes së makinerive (e preferueshme, por joobligative).
  • Njohuri të mira praktike në makineri industriale, pajisje mekanike dhe sisteme teknike.
  • Aftësi të forta analitike dhe zgjidhje të problemeve.
  • Aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit dhe programeve teknike.
  • Aftësi pune nën presion dhe në ambiente dinamike.

Çfarë ofron kompania:

  • Pagë konkurrues,.
  • Sigurim shëndetësor dhe aksidental 24h,
  • Shujtë ditore të siguruar nga kompania,
  • Kushte të mira pune në ambient profesional dhe stabil,
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime të vazhdueshme.

Si të aplikoni:

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë:

  • CV-në,
  • Letër motivuese,

në email adresën: [email protected], duke specifikuar në subjekt:

Aplikim për Pozitën – Inxhinier i Makinerisë.

Afati i aplikimit:

Konkursi qëndron i hapur nga data 17.11.2025 deri më 17.12.2025.

Fluidi Group LLC ofron mundësi të barabarta punësimi dhe inkurajon aplikimin e të gjithë kandidatëve që plotësojnë kriteret e lartpërmendura.