KONKURS PËR PUNË
Kompania “Dauti Komerc” Sh.P.K., me seli në fshatin Gërlicë, Komuna e Ferizajit, me qëllim të plotësimit të vendeve të lira të punës shpall:
Pozita:
Auto Elektricist
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Diagnostikimi i defekteve elektrike në automjete.
- Riparimi dhe mirëmbajtja e sistemeve elektrike dhe elektronike.
- Instalimi i pajisjeve elektrike sipas standardeve të sigurisë.
- Testimi i funksionalitetit të sistemeve pas servisimit.
- Mbajtja e evidencave të punës dhe raportimi tek menaxhmenti.
- Respektimi i procedurave të kompanisë.
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë pune në pozita të ngjashme (minimumi 1–2 vite).
- Aftësi në diagnostikimin e sistemeve elektrike të automjeteve.
- Njohuri të mira të pajisjeve diagnostike.
- Aftësi për punë në ekip dhe përgjegjësi profesionale.
- Leje e vozitjes – kategoria B.
Aplikimi:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në dhe dokumentet përcjellëse (dëshmitë për kualifikimet arsimore dhe profesionale) në njërën nga mënyrat e mëposhtme:
- Përmes email adresës: hr@dauti-ks.com
- Dorëzimi fizik i dokumentacionit në selinë e kompanisë:
- “Dauti Komerc” Sh.P.K. – Magjistralja Ferizaj–Kaçanik, fshati Gërlicë, Komuna e Ferizajit, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri 16:00.
Informata shtesë:
• Kontakti: 049-736-933
• Afati i fundit për aplikim: 01.12.2025
Apliko shpejtë përmes sistemit!