Kompani
NELT LLC
Kategoritë
Kujdesi Shendetësor
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Pejë, Gjakovë, Istog, Klinë
Shikime
33918
NELT L.L.C shpall konkurs për pozitën:
PËRFAQËSUES/E MJEKËSOR/E – Regjioni i Dukagjinit
Lokacioni i Intervistimit NELT L.L.C: Lipjan, Rr. Sadik Shala nr.146.
Detyra dhe Përgjegjësitë:
- Aranzhimi i takimeve me mjekë dhe farmacistë për të krijuar marrëdhënie të mira dypalëshe;
- Bën prezantimin e produkteve farmaceutike dhe parafarmaceutike para mjekëve, farmacistëve dhe stafit mjekësor në klinika të ndryshme dhe barnatore;
- Përcaktimi i propozimeve për përmirësimin e strategjive të biznesit në vendin e punës;
- Është përgjegjës/e për arritjen e objektivave dhe planeve të shitjes, që përcaktohen nga Menaxheri/ja i/e Departamentit;
- Planifikon dhe menaxhon oraret e vizitave së bashku me Menaxherin/ën e Departamentit;
- Përgadit dhe paraqet raportin e shitjës dhe të dhënat e arriturave në baza javore dhe mujore;
- Monitoron aktivitetet dhe prezencën e produkteve të konkurrencës në treg;
- Së bashku me Menaxherin/ën e Departamentit hartojnë dhe zhvillojnë strategji për të rritur pjesëmarrjën e produkteve të kompanisë në treg; ______________________________________________________________
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Universitare në fushën e Farmacisë/Mjekësisë.
- Përvojë pune minimum 2 vite në promovim dhe prezantim të produkteve farmaceutike dhe/apo parafarmaceutike;
- Njohja e gjuhës angleze është esenciale dhe njohja e gjuhës serbo-kroate konsiderohet si përparësi;
- Aftësi të shkëlqyera kompjuterike;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizative dhe interpersonale;
- Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorisë B.
Si të Aplikoni
NELT L.L.C është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë për punësim.
Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre përmes e-mailit: [email protected]. Afati i aplikimit është deri me datën 25 Maj 2023 ora 17:00.