business

Agjent tregtar (2), Merchendaiser/e (1)

  • star Publikuar: 08-05-2024
  • star Skadon: 19-05-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Deçan, Istog, Klinë, Junik
Shikime 1653

Arjeta Group SH.P.K me seli në Magjistralen Prishtinë Ferizaj km 9 shpallë konkurs për këto vende të lira Pune :

  • 2- Agjent tregtar;
  • 1- Merchendaiser/e (Dukagjin)

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Agjent Tregtar

Lokacioni i Punës, Terren sipas planit të vizitave

  • Viziton klientët sipas rutës, pranon porosi, kontakton dhe krijon klientë të rinj duke planifikuar dhe organizuar orarin dhe rutën ditoretë vizitave ndaj pikave shitëse ekzistuese, potenciale si dhe ndaj faktorëve tjerë në treg.
  • Përshtatë përmbajtjen e prezantimit të shitjes duke studiuar produktet që duhet shitur, pikat shitëse apo faktorë tjerë tregu, si dhe historinë e shitjes dhe kartelën e klientit në përgjithësi.
  • Kujdeset për pozicionimet e produkteve në rafte të dyqaneve që i furnizon,
  • Identifikon klientë të ri dhe inicion bashkëpunimin me ta,

Kualifikimet e Kërkuara

  • Të ketë të përfunduar së paku shkollën e Mesme;
  • Të ketë përvojë pune në këtë drejtim ose të ngjashëm minimum 1 vit;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Të posedojë patentë shofer të kategorisë B.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Merchendaiser

Lokacioni i Punës, Terren sipas planit të vizitave

  • Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen, pozicionimin dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të kompanisë në pikën e caktuar.
  • Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për brendet e caktuara në treg.
  • Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit të produkteve të brendit përkatës brenda pikave të caktuara të shitjes.
  • Monitoron dhe mirëmban çmimete shitësve me pakicë, mbanë freskinë e produkteve kryesore.
  • Siguron pozitë dhe ekspozim sa më efektiv të produkteve te caktura.
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera të cilatja cakton mbikqyrësi.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre në postënelektronike ( e-mail ) [email protected], ose drejtpërdrejt tek zyrat tona të cilat gjenden në adresën; Magjistralja Prishtinë Ferizaj kilometri i 9 Graçanicë.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtete lartcekura do të ftohen për intervistim
Konkursi do të jetë i hapur nga data 08 Maj 2024 deri më 19 Maj 2024