business

Menaxher Dyqani (1), Zëvendës Menaxher Dyqani (1), Asistent Shitjes / Shitës me Pakicë (3)

  • star Publikuar: 13-05-2025
  • star Skadon: 25-06-2025
Kompani Max Care Plus
Kategoritë Të tjera, Shitje, Menaxher/e
Numri i pozitave 5
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 169

Max Care Plus është concept store – parafarmaci, që ofron gjithcka për shëndetin, kujdesin personal, kujdesin shtëpiak, bebet / fëmijët, sportistës, etj. Ne jemi duke e hap dyqanin e parë në Prishtinë, andaj nëse dëshiron të bëhesh pjesë e një rrugëitmi të suksesshëm, të ftojmë të nga bashkangjitesh në pozitat e hapura:

📌 Menaxher Dyqani (1 pozitë)

Vendndodhja: Prishtinë
Orari: I plotë
Raporton te: Menaxhmenti i kompanisë

Përshkrimi i punës:
Po kërkojmë një Menaxher të aftë dhe energjik për të udhëhequr një nga dyqanet tona të reja në Prishtinë. Kandidati ideal duhet të ketë përvojë / njohuri në menaxhimin e: stafit, shitjes me pakicë, zinxhirit furnizues, financave bazike dhe një qasje të orientuar drejt klientit.

Detyrat kryesore:

  • Menaxhimi i përditshëm i operacioneve të dyqanit
  • Trajnimi dhe motivimi i stafit
  • Sigurimi i përvojës më të mirë për klientët
  • Analiza e performancës së shitjeve dhe raportimi te drejtuesit rajonal
  • Menaxhimi i inventarit dhe porosive

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare (preferohet në menaxhim, marketing apo farmaci)
  • Minimum 2 vite përvojë si menaxher në dyqanet e shitjes me pakicë (përparësi kanë kandidatët me përvojë në dyqane të kujdesit personal ose në Farmaci)
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe udhëheqjeje
  • Njohuri të mira të produkteve kozmetike apo dermokozmetike janë avantazh

Çfarë Ofrojmë:

  • Paketë atraktive përfshirë pagë fikse dhe bonus bazuar në performancë.
  • Kontratë pune në përputhje me ligjet në fuqi në Kosovë.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Smartphone dhe pako komunikimi të përfshira.
  • Mundësi për avancim në menaxher rajonal dhe nacional.

📩 Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj në: [email protected]
📅Afati i fundit për aplikim: 25 Maj 2025

📌 Zëvendës Menaxher Dyqani (1 pozitë)

Vendndodhja: Prishtinë
Orari: I plotë / me turne
Raporton te: Menaxheri i Dyqanit

Përshkrimi i punës:
Zëvendës Menaxheri do të mbështesë Menaxherin e Dyqanit në drejtimin e përditshëm të operacioneve, duke siguruar që standardet e shërbimit, rendit dhe efikasitetit të jenë të larta në çdo moment.

Detyrat kryesore:

  • Asistimi në organizimin e stafit dhe turneve
  • Mbikëqyrja e përvojës së klientëve
  • Ndihma në menaxhimin e stokut dhe porosive
  • Përdorimi i arkës (POS) dhe menaxhimi i pagesave
  • Promovimi i produkteve dhe ofertave të reja
  • Mbajtja e ambientit të punës të pastër dhe të organizuar
  • Zëvendësimi i Menaxherit kur ai/ajo mungon

Kualifikimet:

  • Përvojë paraprake si zëvendës menaxher ose supervizor në dyqanet e shitjes me pakicë
  • Aftësi shumë të mira organizimi dhe komunikimi
  • Shkathtësi në përdorimin e sistemeve POS dhe mjeteve digjitale të menaxhimit

Çfarë Ofrojmë:

  • Paketë atraktive përfshirë pagë fikse dhe bonus bazuar në performancë.
  • Kontratë pune në përputhje me ligjet në fuqi në Kosovë.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Smartphone dhe pako komunikimi të përfshira.
  • Mundësi për avancim në menaxher dyqani, regjional dhe nacional.

📩 Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj në: [email protected]
📅Afati i fundit për aplikim: 25 Maj 2025

📌 Asistent të Shitjes / Shitës me Pakicë (3 pozita)

Vendndodhja: Prishtinë
Orari: I plotë / me turne

Përshkrimi i punës:
Kërkojmë persona energjikë, të sjellshëm dhe të përkushtuar për të ndihmuar klientët në përzgjedhjen e produkteve dhe për të kontribuar në një ambient të pastër, të organizuar dhe mikpritës.

Detyrat kryesore:

  • Mirëseardhja dhe ndihma për klientët
  • Vendosja dhe rregullimi i produkteve në rafte
  • Përdorimi i arkës (POS) dhe menaxhimi i pagesave
  • Promovimi i produkteve dhe ofertave të reja
  • Mbajtja e ambientit të punës të pastër dhe të organizuar

Kualifikimet:

  • Eksperiencë në shitje në dyqanet me pakicë është përparësi, por jo e domosdoshme
  • Aftësi të mira komunikuese dhe sjellje pozitive
  • Dëshirë për të mësuar rreth produkteve kozmetike dhe shëndetit personal

Çfarë Ofrojmë:

  • Paketë atraktive përfshirë pagë fikse dhe bonus bazuar në performancë.
  • Kontratë pune në përputhje me ligjet në fuqi në Kosovë.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Smartphone dhe pako komunikimi të përfshira.
  • Mundësi avancimi në pozita të ndryshme menaxheriale

📩 Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj në: [email protected]
📅Afati i fundit për aplikim: 25 Maj 2025