Kompania AZTECH është lidernë fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në tregun Kosovar.
AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Për arsyeje të rritjes së kompanisë jemi duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për pozitën:
Përfaqësues/e i/e shitjes (2 Pozita)
LOKACIONI: PRIZREN
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mirëpritja e konsumatorëve dhe ofrimi i shërbimeve;
- Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet;
- Në bashkëpunim me menaxher-in/en organizon punët dhe përkujdeset që dyqani të jetë në përputhshmëri me instruksionet e kompanisë;
- Sigurohet që çmimet e produkteve të jenë të vendosura dhe te azhurnuara;
- Procesi i pranimit te pagesave ne Pos dhe Cash;
- Dhe detyra tjera të përcaktuara nga punëdhënësi.
Kualifikimet:
- Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
- Përvojë pune në shitje ose shërbim ndaj klientëve;
- Fleksibil dhe i/e shpjetë në zgjidhjen e problemeve;
- Aftësi të shkelqyeshme komunikuese;
- Posedimi i patent shoferit (kategoria B) është përparësi.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese;
- Sigurim shëndetsor;
- Bonuse në shitje;
- Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar;
- Mundësi reale të zhvillimit profesional;
- Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit.
Informata shtesë:
- Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-ne permes sistemit Apliko këtu.
- Afati për aplikim deri me datë: 31.10.2024
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko këtu