Kategoritë
Teknologji Informative - ICT
Vendi i punës
Prishtinë
Numri i pozitave
1
Shield Recruitment & HR kërkon IT Auditor (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës/e për Zhvillimin dhe ekzekutimin e planit vjetor të auditimit në fushën e teknologjisë të informacionit (TI) duke përcaktuar objektivat e auditimit, kriteret e auditimit dhe duke identifikuar; rreziqet dhe kontrollet sipas praktikave të metodologjisë COBIT
- Përgjegjës/e për Dizajnimin e procedurave të testimit për të mundësuar analizimin dhe vlerësimin e përputhshmërisë së kontrolleve të TI për përmbushjen e objektivave të auditimit;
- Përgjegjës/e për ekzaminimin e kontrollave të brendshme të bankës në fushën e TI-së, sigurisë të informacionit, dhe të proceseve/funksioneve të ndërlidhura, me qëllim të vlerësimit të adekuatshmërisë së kontrolleve të TI-së;
- Përgjegjës/e për rishikimin e sistemeve kommpjuterike dhe proceset e ndërlidhura të bankës për të siguruar pajtueshmëri me kërkesat ligjore, rregullative, si pajtueshmëri me zbatimin e politikave dhe procedurave të brendshme të Bankës;
- Përgjegjës/e për përcjelljen dhe monitorimin e zbatimit të implementimit të rekomandimeve të dhëna në auditimet e mëhershme të TI-së.
- Dizajnon procedurat e testimit për të mundësuar analizimin dhe vlerësimin e përputhshmërisë së kontrolleve të TI për përmbushjen e objektivave të auditimit;
- Ekzaminon kontrollet e brendshme të bankës në fushën e TI-së, sigurisë të informacionit, dhe të proceseve/funksioneve të ndërlidhura, me qëllim të vlerësimit të adekuatshmërisë së kontrolleve të TI-së;
- Kryen auditime të kontrolleve të përgjithshme të TI-së (ITGC), të kontrolleve të aplikacioneve, të qeverisjes në TI, të vazhdimësisë së biznesit dhe rikthimit nga fatkeqësia;
- Rishikon sistemet kompjuterike dhe proceset e ndërlidhura të bankës për të siguruar pajtueshmëri me kërkesat ligjore, rregullative, si pajtueshmëri me zbatimin e politikave dhe procedurave të brendshme të Bankës;
- Përgatit raporte të rregullta të auditimit duke dokumentuar procedurat e auditimit, raporton mbi gjetjet, konkluzionet, dhe rekomandimet;
- Të përfundojë auditimin dhe raportimin duke u mbështetur në regjistrat e raportit standard të auditimit të ndërtuar në aplikacion në përputhje me rregullat dhe rregulloret duke u bazuar në Planin vjetor të Auditimit;
- Të asistojë në kompletimin e raporteve speciale, aty ku kërkohet dhe asistimi në auditimin e fushave tjera të bankës, sipas kërkesës së mbikëqyrësit direkt dhe hierarkisë raportuese të Departamentit;
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në lëmin e teknologjisë informative ose të ngjashme;
- Mbi 2 vite përvojë pune, preferohet përvojë në Auditim;
- Certifikim profesional ose vijim i programeve/kurseve në fushat e auditimit të TI-së (CISA CISM, CISSP, ITIL, ISO 27001) ose të auditimit të brendshëm do të konsiderohet përparësi.
- Njohuri të gjuhës angleze;
- Njohuri në teknologji informative (qeverisja në IT, menaxhimi i IT-së, monitorimi i IT-së, Sistemi i menaxhimit të sigurisë informative, të sigurisë kibernetike dhe komunikimit- COBIT.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 16 Dhjetor 2025 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.