business

Praktikant - Trajner në fushën e Mekatronikës në Prizren (3)

  • star Publikuar: 19-01-2023
  • star Skadon: 17-02-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Prizren
Shikime 15905

KONKURS

PËR PRAKTIKANTË

Loyola-Profesionale është një ndër qendrat më të reja të arsimit dhe aftësimit dual profesional në Kosovë dhe në të njëjtën kohë është plotësisht e akredituar dhe e licencuar nga të gjitha autoritetet kosovare kompetente.

Loyola-Profesionale ofron mundësinë për mbajtjen e praktikës për tre (3) kandidatë të kualifikuar në pozitën: Praktikant - Trajner në fushën e Mekatronikës në Prizren.

Përgjegjësitë:

  • Të bashkëpunojë me trajnerin që të realizojë planprogramin praktik dhe teorik për vendin përkatës ku është caktuar, të asistojë trajnerët gjatë orës së trajnimit;
  • Të bashkëpunojë me trajnerët dhe zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e trajnimit:
  • Në bashkëpunim me trajner, të përgatisë me rregull planin mësimor, në përputhje me Kurrikulë;
  • Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të vlerësimit në përputhje me udhëzimet kurrikulare:
  • Në bashkëpunim me trajnërt, të mbajë ditarin personal të vlerësimit të nxënësve
  • Të marrë pjesë aktive në organizimet jashtë mësimore me kandidatë
  • Të respektojë autoritetin e drejtpërdrejtë të koordinatorit, të cilit i raporton, dhe t’i kryejë detyrat që mund t’ia caktojë ai/ajo.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomën bachelor/master në drejtimin Mekatonikë; Makineri apo Elektro-teknikë;
  • Kopjen e letërnjoftimit;
  • Çertifikatën që nuk është duke u zhvilluar procedurë penale
  • Njohuri të mira të MS Office
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese
  • Efikas në punë ekipore

Ofrohet kontratë praktike për 6 muaj pa pagesë!

Aplikimi duhet të bëhet online përmes e-mailit duke dërguar CV dhe dokumentet e kërkuara në këtë konkurs në emailin: [email protected] me subjekt të e-mailit Praktikant si Trajner në fushën e Mekatronikës. Afati i fundit për aplikim është 17.02.2023. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.