KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS INTERLAB KS L.L.C
Me hapjen e pikës më të re të laboratorit, Interlab shpall konkurs:
Titulli i vendit të punës: Laborante mjekësore / Teknik laborante mjekësore
Vende të lira të punës : 3
Qyteti: Prishtinë
Detyrat kryesore të punës:
- Aftësi në përdorimin e pajisjeve mjekësore.
- Aftësi dhe shkathtësi profesionale.
- Gatishmëri e plotë për ofrim të shërbimeve shëndetësore.
- Të ketë njohuri në metodat dhe kujdesin ndaj pacientit.
- Njohja e punës me pajisje elektronike dhe programe kompjuterike.
Aftësitë e kërkuara:
- Diplomë universitare Laborant mjekësor, diplomë e shkollës së mesme të Mjekësisë, teknik laborant mjekësor.
- Përvojë paraprake e punës në Laborator Mjekësor përbën përparësi .
- Përvojë paraprake e punës me Aparatura Mjekësore.
- Licencë valide nga Ministria e Shëndetësisë.
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe organizimit.
- Etikë dhe profesionalitet.
- Aftësi për të punuar nën presion të kohës dhe për t’i respektuar afatet kohore.
Ofrojmë një Mundësi të Veçantë për Karrierën Tuaj!
Ne, në Interlab, jemi të përkushtuar për të ofruar shërbime të standardit të lartë në fushën e diagnostikës laboratorike. Tani, po kërkojmë profesionistë të përkushtuar që të bashkohen me ekipin tonë dinamik dhe inovator.
Çfarë ofrojmë?
-Ambienti mbështetës të punës.
-Trajnime dhe zhvillim profesional.
-Mundësi për avancim.
Nëse jeni të interesuar për të bërë një ndryshim në fushën e shëndetësisë dhe për të qenë pjesë e një organizate që vlerëson profesionistët e saj, aplikoni sot!
Si të aplikoni:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre përmes e-mail adresës elektronike në:
Afati i Paraqitjes së aplikacioneve është 14 ditë nga data e publikimit të konkursit në media: data e publikimit: 11.09.2024.
Data e mbylljes së konkursit më 25.09.2024