-thumbnail.jpg)
Departamenti i Shitjeve në Agna Kosovë, pjesë e Agna Group, po kërkon të punësojë kandidatë me aftësi shumë të mira analitike, me dëshirë për të mësuar dhe me ambicie për tu rritur profesionalisht. Ky rol përfaqëson një mundësi ideale për profesionistë të rinj që dëshirojnë të ndërtojnë karrierë në fushën e menaxhimit komercial dhe analizës së tregut, në një mjedis dinamik dhe professional, në pozicionin:
Sales Department Assistant
Përgjegjësitë kryesore:
- Përgatitja e analizave për nevojat e departamentit të shitjes
- Menaxhimi i detyrave administrative dhe operative të përditshme
- Komunikimi dhe koordinimi me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë
- Përcjellja e objektivave strategjike te ekipi i shitjes
- Bashkëpunimi i ngushtë me Menaxherin e Shitjes dhe Brand Menaxherin për përgatitjen e analizave dhe raporteve
- Koordinimi me departamentin e financës dhe ndjekja e proceseve të logjistikës dhe furnizimit
- Ndërveprimi me palët e brendshme dhe të jashtme: transportues, doganë, dhe përfaqësues të partnerëve tregtarë
Kërkesat dhe kualifikimet:
- Diplomë universitare (Bachelor ose Master) në Ekonomi, Shkenca Sociale ose fusha të ngjashme
- Njohuri të avancuara në MS Excel, PowerPoint, Outlook dhe Word
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (çertifikimet ndërkombëtare përbëjnë avantazh)
- Aftësi të mira ndërpersonale, organizative dhe të menaxhimit të kohës
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ambient me ritëm të lartë pune
Të gjithë të interesuarit ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në adresën: [email protected]
Afati i fundit për aplikim: 15.08.2025
Apliko shpejtë përmes sistemit!