business

ZYRTAR/E PER ZHVILLIM AGRO BIZNESI – DEGA SUHAREKE

  • star Publikuar: 13-03-2023
  • star Skadon: 20-03-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani FINCA Kosovo
Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Suharekë
Shikime 16879

KONKURS

ZYRTAR PËR ZHVILLIM AGRO BIZNESI – DEGA SUHAREKE

PËRGJEGJËSITË:

  • Të identifikojë klientët potencial për kreditë e Agro Bizneseve përmes promovimit të ofertës kreditore;
  • Të monitorojë trendet dhe zhvillimet e tregut;
  • Të mbledh, analizojë dhe verifikojë informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
  • Të ndërtojë dhe analizojë pasqyrat financiare;
  • Të ndërtojë portfolion dhe bazën e Agro klientëve;
  • Te vlerësojë riskun e kredisë;
  • Të menaxhojë në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët e Agro Biznesit;
  • Të menaxhojë me sukses ciklin e ripagesave mujore të kredive të aprovuara;
  • Të ndërtojë relacione afatgjate dhe profesionale me klientë dhe të prezantojë institucionin në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e institucionit.

KUALIFIKIMET:

  • Diplomë universiteti në agro biznes, ekonomi ose administrim biznesi;
  • Përvoja e punës në institucionet financiare është përparësi;
  • Njohuri mbi ambientin e agro biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Aftësi të forta analitike dhe organizative;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Posedimi i patentë shoferit.

Ju lutem plotësojeni aplikacionin online përmes web-faqës: www.fincakosovo.org. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të barabartë. Afati i aplikimit deri me 20.03.2023.

FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit FINCA Impact Finance, një grup prej 19 institucioneve mikrofinanciare dhe bankave që ofron shërbime financiare me përgjegjësi sociale dhe u mundëson individëve dhe komuniteteve me të ardhura të ulëta të investojnë në të ardhmen e tyre.

Me aplikimin e juaj, ju e autorizoni FINCA Kosovë që të mbledh, verifikojë dhe të përpunojë të dhënat personale për qëllime të punësimit të mundshëm në FINCA Kosovë.