business

Zyrtar për Auditimin e Brendshëm

  • star Publikuar: 01-09-2023
  • star Skadon: 06-09-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani INFRAKOS SH.A
Kategoritë Ekonomi
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 10339

Në bazë të nenit 21 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, lidhur me nenin 17 (Ligji nr.03/L-087, datë:13.06.2008, i ndryshuardhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-111(nenit 9 dhe 13) datë:20.04.2012; me tej ne tekst: Ligji nr. 03/L-087)dhe vendimit të datës 27.07.2023nr.prot.2/53, Komisioni i Auditimit i Ndërmarrje Publike Infrastruktura Hekurudhore e Kosovës,,Infrakos Sh.A’’ shpallë:

KONKURS PËR VEND TË PUNËS

Emërtimii pozitës: Zyrtar për Auditimin e Brendshëm
Vendi: Fushë Kosovë
Ndërmarrja: Infrakos
Afati i fundit për aplikim: 06.09.2023

Komitetit i Auditimit duhet të sigurojë që të gjithë personate emëruar si zyrtarë sipasnenit 21 pikës3 të ligjit bazik për Ndërmarrje Publike nr.03/L-087, gjithashtu bazuar në nenin 13 të Ligjit Nr. 04/L- 111 për ndryshim dhe plotësimin e nenit 21, paragrafi 21.4. të ligjit bazik, riformulohet si në vijim: të jenë personame integritet të njohur të cilët :

  1. i plotësojë kushtet e kualifikimit sipasnenit 17.1 (ligjitbazik),
  2. i plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 (ligj t bazik) pikat (d), (f), (j), (k) dhe (l),
  3. nuk janë, ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës tridhjetë e gjashtë (36) muajsh para datës së aplikimit nuk kanë qenë Drejtorë të Bordit të kompanisë gjegjëse, dhe
  4. kanë përvojën e nevojshmeprofesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë.

Detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e ZYRTARIT PËR AUDITIMINE BRENDSHËM janë:

  • Përpilimi i procedurave te auditimit, gjegjësisht planit të auditimittë brendshëm për të
  • gjitha transaksionet e NP, komfor objektivave të kontrollit të brendshëm, politikavedhe
  • procedurave të NP, të bazuara në Ligjin e aplikueshëm;
  • -Auditimi i planeve investive dhe financiare të NP, planit vjetor të biznesit dhe buxhetit vjetor;
  • Auditimi i pasqyrësvjetore të bilancitdhe deklaratat e fitimevedhe humbjeve si dhe deklaratat financiare që kërkohen me ligj;
  • Vlerësimi objektiv dhe shfrytëzimi efektiv i burimevetë NP si dhe dhënia e rekomandimeve adekuate për Komisionin e Auditimit
  • Verifikimi i përshtatshmërisë dhe funksionimi i rregullt i sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qëllimtë garantojnë zbatiminnga NP, të gjitha Ligjevetë aplikueshme në Republikën e Kosovës gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe t’i siguroj Komisionit të Auditimit çfarëdo vërejtje apo sugjerime të cilat konsiderohen të nevojshme;
  • Verifikimi i rregullti përshtatshmërisë dhe funksionimi i rregullt të sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qellim të sigurojnë se librat dhe dokumentacioni i NP, duke përfshirë dokumentacionin financiar mbahet në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe me Ligjin dhe që projekt deklaratat vjetore financiare të përgatiten ne mënyrë të rregullt;
  • Analiza e sistemeve dhe proceseve të biznesit dhe kontrolleve të ndërlidhura me to;
  • Raportimi i rregullt para Komisionit të Auditimit dhe përmbushja e çfarëdo detyretjetër të përcaktuar nga Komisioni i Auditimit;

Paga: Në pajtim me politikëne kompensimit të aprovuar nga Bordi i Drejtorëve.

Mandati i ZYRTAR PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM

  • Auditori i Brendshëm emërohetnga Komiteti i Auditimit me kontratë të rregullt pune me kohëzgjatje 3 vite.

Kompensimi i pagës mujore

  • Paga e Auditorit të Brendshëm është e përcaktuarme deklaratën e politikës për kompensim të zyrtarëve të lartë brenda ndërmarrjes publike Infrastruktura Hekurudhore e Kosovës ,,Infrakos’’ Sh.A.

Kushtet dhe kriteretqë ZYRTAR PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM duhet t’i plotësoj:

  • Të ketë Diplomë universitare në ekonomi, juridik, administratë publike, financa publike,kontabilitet apo fusha të tjera të studimeve relevantepër sektorin që do të auditohet;
  • Së paku tri (3) vite përvojë pune profesionale në lëminë e Auditimit;
  • Të jetë i certifikuar si Auditor i Brendshëm nga institucionet/shoqatat e licencuara në vend ose jashtë tij;
  • Kandidati duhet te jetë i/e lirë nga çdo konflikt interesisiç përcaktohet me Ligjin për Konfliktin e Interesit 06/L-011;
  • Preferohet njohuri e mirë e gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur.

Informatë për procedurën e konkurrimit

Kandidatët për ZYRTAR PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM, duhett’i dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Aplikacionin;
  • CV-në e detajuar duke përfshirë datat e sakta të punësimitdhe detaje të përgjegjësive për çdo pozicion;
  • Letër motivimin;
  • Dëshminë mbi kualifikimin profesional;
  • Dëshminë mbi përvojën e punës;
  • Nuk është dënuar ose vendosur nga një gjykatë kompetente, përveç nëse ky dënim ose vendim më pas është ndryshuar nga një gjykatë tjetër në bazë të ankesës, se ka kryer vepër penale ose civile vepër penale apo civile që përfshinpërgënjeshtrimin, prezantimin e rrejshëm, korrupsionin, vjedhje, pastrimin e parave, përvetësimin, keqpërdorimin apo ndarjene rrejshme të fondeve, ka qenë i përfshirë në mitosje apo ryshfet sipas ligjeve apo rregulloreve ne fuqi në Kosovë apo ndonjë vend tjetër, apo sipas traktateve ose konventave ndërkombëtare:
  • Kopjen e letërnjoftimit.

Aplikanti duhet ta vendos datën dhe të nënshkruaj deklaratën nën betim ku deklarohet që i përmbushë të gjitha kushtet e pranueshmërisë. Kjo deklaratë së bashku me aplikacionin mund të shkarkohen nga uebfaqja e Ndërmarrjes PublikeInfrastruktura e Hekurudhave të Kosovës InfrakosSh.A.: www.infrakos.com/publikimet/punesimi/

Dokumentacioni i kompletuar (aplikacioni së bashku me deklaratën nën betim dhe të gjitha dokumentet përcjellëse) dorëzohet personalisht në zarf të mbyllur në zyrën e arkivit në ndërtesën e Drejtorisë së ,,INFRAKOS-it’’ në adresën Sheshi i Lirisë p.n, në Fushë Kosovë, me shënimin: për z. Arsim Deliu, Sekretar i ,,INFRAKOS’’-it, ose përmes e-mailitzyrtar: [email protected]

Në aplikacion duhet të ceket qartë titulli i vendit të punës dhe dokumentet e bashkangjitura të aplikacionit duhet të jenë kopje dhe nuk kthehen. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet ta shënojnë saktë adresën dhe numrin e telefonit kontaktues, si dhe e-mailadresën.

Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipërpërmendur, do të rezultojëme diskualifikimin e menjëhershëm.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës ,,Infrakos” Sh.A, ofron mundësitë barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe inkurajon të gjitha femrat e meshkujt e të gjitha komuniteteve që i plotësojnë kriteret e konkursitqë të aplikojnë.

Vlerësimi formal i kandidatëve dhe intervista do të bëhet në një kohë optimale pas përfundimit të afatit për aplikim. Komiteti i Auditimit NP Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës ,,Infrakos” Sh.A e mban të drejtën e formimit të listës së shkurtë me aplikantët si dhe përzgjedhjen e Auditorit të Bredshëm.

Konkursi mbetet i hapur nga data 08 gusht 2023 deri më 06 shtator 2023 në ora 16:00.