Job

Shitjet = shumë refuzime

Para disa ditesh isha duke lexuar postimin e një personi që ankohej se kishte kontaktuar me dy kompani në Kosovë për të iu ofruar shërbime të caktuara, dhe kishte marr premtimin se do ta kontaktonin mbrapa, mirëpo nuk e kishin kontaktu....

Ndoshta për shumë persona që kanë qenë të angazhuar më shumë ne aspektin e implementimit, pjesa e shitjes mund të jetë e mundimshme, mirëpo nëse deshironi kompania juaj mu zhvillu atëhere është diqka e domosdoshme. Me shitje, vijnë shumë injorime, refuzime, premtime... por edhe suksese.

Unë kontaktoj me dhjetra kompani (nese jo me qindra) gjatë muajit dhe pjesa më e madhe e tyre nuk kthejnë përgjigjje, mirëpo kjo nuk më dekurajon mos me vazhdu më tutje... aryeja është se ne kontaktin e radhës mundët me qenë klienti juaj.

Kështu më ndodhi me 28 Netor, derisa isha ne pushim i shenova një kompanie gjermane dhe për habine time u pergjigjen menjeherë. E caktuam takimin për një kafe në ditën e njejtë, dhe propozimin I dergova pas disa ditëve, pas pak më shumë se një javë nënshkruajta marreveshjen për shërbime të rregullta mujore.

Për të gjithë ata që merren me shitje, porosia kryesore është mos u ndal, qëndro konsistent pasi nuk i dihet, në kontaktin e radhës mund të jetë klienti juaj !

Remzi Uka, ACCA
CEO and Tax Partner at AFAM Shpk