OJQ Diakonie Kosova (DiaKos), Projekti : Qendra Psikosociale përTraumaterapi–shpall konkurs:
Pozita: Psikolog/e
Orari i punës: 40 orë në javë (100%)
Vendi i punës: Fushë Kosovë
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Universitare në Fakultetin e Psikologjisë - studimet bachelor dhe master;
- Licencë psikologu Klinik;
- Përvojë pune në këshillim dhe psikoterapi;
- Trajnime në fushën e trauma terapisë e preferueshme
- Njohuri e gjuhës angleze obligative
- Njohuri e gjuhës gjermane e preferueshme;
- Aftësi të mira të komunikimit dhe ndërpersonale;
- Aftësi të mira organizative;
- Aftësi kompjuterike;
- Të jetë fleksibil në orar të punës;
- Të mos jetë nën hetime (të paraqes dëshmi nga Gjykata).
Përgjegjësitë dhe detyrat e punës
- Ofrimi i trauma terapisë dhe këshillimit psikologjik për individë, familje dhe grupe.
- Organizimi dhe ofrimi i trajnimeve grupore për rritjen e ndërgjegjësimit psikologjik.
- Dokumentimi i seancave, protokoleve dhe trajtimi i klientëve në mënyrë konfidenciale.
- Kryen edhe detyra të tjera të veçanta që lidhen me natyrën e punës së tij/saj dhe që i ngarkohen nga mbikëqyrës-i/ja.
- Raporton tek mbikeqyrës-i/ja për të gjitha detyrat e kryera.
Diakonie Kosova (DiaKos) ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e interesuar nga të gjitha komunitetet e Kosovës.
Të interësuarit duhet të dërgojnë CV me FOTO (kriter), letër motivuese, dokumente të tjera mbështetëse (diploma, certifikata trajnimi, referenca, dëshmi nga gjykata së nuk jeni nën hetime).
Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen! Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Afati për aplikim është: 31.07.2024 deri 09.08.2024
Aplikacionet pranohen online në adresen elektronike: [email protected] (në subjekt shenoni poziten për të cilën aplikoni).