Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Të tjera
Numri i pozitave
2
Vendi i punës
Fushë Kosovë
Shikime
535
Shield Recruitment & HR kërkon Agjent Doganor (2 vende pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e zhdoganimit të mallrave.
Vendi i Punës: Fushë Kosovë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të ketë njohuri për import dhe eksport;
- Lajmëron tranzitet për dërgesat e kompanisë.
- Tarifon mallërat gjatë importit dhe eksportit dhe bënë kontrollimin e dokumenteve doganore.
- Përpilon dhe dorëzon deklaratat doganore.
- Pëcakton detyrimin financiar doganor të subjektit në përputhje të plotë me kodin doganor dhe dispozitat e tij.
- Ndjek fizikisht deklaratën pranë sektorëve të ndryshëm të degës së doganës.
- Përfaqeson subjektin në rastet kur dogana vendos për të kontrolluar ngarkesën që është në proces zhdoganimi.
- Evidenton dhe zgjidh në kohë problemet që mund të dalin gjatë procedurës standarte të transportit.
- Komunikim dhe koordinim shumë i mirë me departmentet e tjera në kompani për përfundimin zinxhir të proceseve të punës nga ofertimi deri në faturimin e shërbimit ndaj klientit.
- Merr pjesë në inspektimin doganor të mallrave.
- Paraqet dokumentet pranë organeve të inspektimit.
- Kryen shërbime tjera të përfaqësimit doganor në emër të kompanisë.
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga mbikëqyrësi direkt;
Kualifikimet:
- Fakulteti i Ekonomik, Administrim Biznesi, Dogana dhe Shpedicione, apo të ngjashme;
- Së paku 2 vite përvoj pune;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative;
- Të ketë aftësi të vendimmarrjes në procese të zhdoganimit;
- Të ruaj dhe mbroj konfidencialitetin e informacioneve të kompanisë;
- Të punojë me integritet, përkushtim dhe motivim në interes të kompanisë;
- Njohuri pune të programeve standarde të Office-it (Word, Excel, Power Point);
- Njohja e gjuhës angleze është e preferueshme.
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: [email protected] ose mund të plotësohen direkt në Web faqen e Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 11.11.2024 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.