business

Depoist

  • star Publikuar: 05-08-2024
  • star Skadon: 30-08-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani MOKNE
Kategoritë Depo
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prizren
Shikime 791

Kompania Mokne shpk është kompani e re prodhuese e cila aktivitet primar e ka ujin natyral te amballazhuar .

Ne besojmë në njohjen dhe shpërblimin e punonjësve të jashtëzakonshëm, dhe ofrojmë mundësi për rritje dhe avancim brenda kompanisë sonë. Prandaj nëse keni dëshirë për të qenë pjesë e një kompanie inovative, dinamike dhe profesionale, ju inkurajojmë të aplikoni!

Lokacioni : Prizren

Depoist

Përgjegjësite – Depoist

  • Përgjegjës për përgatitjen dhe verifikimin e mallit për liferim :
  • Ngarkimi i mallit per liferim
  • Pranimi i mallit te nga furnitorët
  • Furnizimi i brendshëm më lëndë te parë.
  • Klasifikimi i mallit sipas brendeve dhe mirembajtja e tij
  • Kontrollimi i afateve
  • Detyra tjera ditore të cilat kërkohen nga udhëheqësi i divizionit të Administratës

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme.
  • Krijues, inovativ, i shkathët dhe i orientuar drejt zgjidhjeve
  • Nivel të lartë të integritetit dhe motivit personal
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Patentë të vozitjes, kategori B

Si të aplikoni:

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes postës elektronike: [email protected]

Afati i Aplikimit:

Afati për aplikime është deri më 30.08.2024 Ju lutemi të keni parasysh se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

Pse të zgjidhni Mokne shpk?

Avancimi i karrierës: Ne vlerësojmë talentin dhe përkushtimin e punonjësve tanë. Punetorët e jashtëzakonshëm do të kenë mundësinë për të avancuar karrierën e tyre brenda kompanisë tonë. Ne ofrojmë një rrugë të qartë dhe të strukturuar për karrierën, duke ju lejuar të arrini nivele të reja në aspektin profesional.

Pagat dhe benefitet: Ne ofrojmë paga dhe benefite të konkurrueshme për të tërhequr, mbajtur dhe zhvilluar talentët më të mirë.

Zhvillimi profesional: Ne besojmë në mësimin e vazhdueshëm dhe rritjen personale duke ofruar programe trajnimi dhe seminare për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë tuaja.

Ambienti inovativ i punës: Bashkohuni me një ekip profesionistësh të pasionuar pas kulturës bashkëpunuese. Inkurajojmë kreativitetin, iniciativën dhe ndarjen e ideve për të ndihmuar suksesin e kompanisë sonë.