Inter Cars Kosova është pjesë e Inter Cars S.A. e cila operon në 22 vende në të gjithë Evropën, me më shumë se 600 pika shitëse. Kompania specializon në shpërndarjen e pjesëve të këmbimit, pajisjeve dhe veglave për vetura, kamionë, motoçikleta, vajra, goma dhe pajisje servisi, duke zgjeruar së fundmi prezencën në tregun e Kosovës përmes hapjes së degës së parë në qytetin e Prizrenit.
Rrjedhimisht, jemi në kërkim të personave ambicioz dhe të përgjegjshëm që dëshirojnë të punojnë në një mjedis dinamik dhe të kontribuojnë me njohuritë e tyre në rritjen e mëtejshme të kompanisë.
1. Depoist/e (f/m)
Përshkrimi i detyrave:
- Pranimi, kontrolli dhe vendosja e mallrave në depo
- Ngarkimi/shkarkimi i mallrave dhe përgatitja e porosive
- Verifikimi dhe përgatitja e dokumentacionit përcjellës
- Kontrolli i mallrave në depo dhe inventarizimi i rregullt
- Puna me barkod skanerë dhe programe softuerike për menaxhim depoje
- Organizimi dhe mirëmbajtja e depos
- Kryerja e detyrave të përditshme sipas kërkesës së mbikqyrësit
Kualifikimet:
- Shkollimi i mesëm i lartë
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në një ambient dinamik
- Aftësi pune me kompjuter dhe njohuri përdorimi të barkod skanerëve
- Seriozitet dhe përkushtim ndaj qëllimeve të biznesit
- Qëndrim profesional, disiplinë dhe organizim
- Përvojë pune në detyra të ngjashme
2. Shofer/e (f/m)
Përshkrimi i detyrave:
- Kontroll i mallrave dhe dokumentacionit të përgatitur për klientët
- Dorëzimi i mallrave te klientët në territorin e caktuar
- Përgjegjësi për saktësinë dhe shpejtësinë e dorëzimit sipas route planit të përcaktuar
Kualifikimet:
- Shkollimi i mesëm i lartë
- Patentë shoferi të kategorisë B
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në një ambient dinamik
- Seriozitet dhe përkushtim ndaj qëllimeve të biznesit
- Qëndrim profesional, disiplinë dhe organizim
- Përvojë pune në detyra të ngjashme
Çka ofrojmë ne:
- Punësim afatgjatë
- Pagë konkuruese dhe pako motivuese
- Ambient profesional pune
- Trajnime të vazhdueshme
- Mundësi avancimi
Numri jonë kontaktues është 048/304/307. Njoftimi mbetet i hapur deri më 31.05.2026. Ju mund të dërgoni aplikacionet tuaja në adresën e emailit: [email protected]
Apliko shpejtë përmes sistemit!