Konkurs Pune
Punëtor në Depo / Koordinator i Dokumentacionit Doganor dhe Logjistikës
PRO TRANSPORT SHPK kërkon të punësojë një person për pozitën Punëtor në Depo / Koordinator i Dokumentacionit Doganor dhe Logjistikës për depon e kompanisë në rrugën Prishtinë – Obiliq.
Personi i përzgjedhur do të jetë pjesë e ekipit të depos dhe do të kontribuojë në menaxhimin e mallrave, përcjelljen e dokumentacionit doganor dhe koordinimin me departamentet përkatëse të kompanisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Njohja dhe menaxhimi i dokumentacionit doganor
- Pranimi, sistemimi dhe organizimi i mallrave në depo
- Evidentimi dhe kontrollimi i dokumenteve përcjellëse të mallrave
- Përcjellja e dokumenteve doganore tek personat dhe departamentet përkatëse
- Sistemimi, organizimi dhe arkivimi i dokumenteve në arkivën e depos
- Bashkëpunimi me stafin e depos, transportit dhe administratës për procedurat logjistike dhe doganore
- Mbajtja e evidencave dhe regjistrimi i shpenzimeve të naftës për automjetet e kompanisë që gjenden në depo
(Puna organizohet në bashkëpunim të ngushtë me stafin e depos dhe transportit.)
Kualifikimet dhe Kërkesat
- Patentë shoferi
- Njohuri bazike në procedurat dhe dokumentacionin doganor
- Njohje e gjuhës angleze
- Njohuri dhe përvojë në përdorimin e paketës Microsoft Office (Word, Excel, Outlook) – e domosdoshme
- Aftësi organizative dhe administrative
- Të jetë i përgjegjshëm, korrekt dhe i përkushtuar në punë
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip
Vendi i Punës
- Depo – Rruga Prishtinë – Obiliq
Aplikimi
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike: 📧 [email protected]
Afati i fundit për aplikim është: 01.06.2026
Vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet e lartcekura do të kontaktohen për fazën e intervistës.
Apliko shpejtë përmes sistemit!