business

Ftesë për kuotim për fotograf portretesh për ekspozitën e cila do të promovoj kulturën dhe traditat e komuniteteve

  • star Publikuar: 02-12-2024
  • star Skadon: 11-12-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 329

TERM I REFERENCËS PËR KUOTIM PËR FOTOGRAF PORTRERESH PËR EKSPOZITËN E CILA DO TË PROMOVOJ KULTURËN DHE TRADITAT E KOMUNITETEVE

Ftesë për kuotim për fotograf portretesh për ekspozitën e cila do të promovoj kulturën dhe traditat e komuniteteve.

Prishtinë, 2024

Informacion i përgjithshëm:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme.

Kontesti i ndërhyrjes:

Organizata “Zëri i Romeve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianeve” ka bashkëpunuar dhe ka punuar në vazhdimësi për të kontribuar në mbrojtjen nga diskriminimi dhe në promovimin e parimit të trajtimit të barabartë të pjesëtarëve të komuniteteve për nxitjen dhe shkollimin, punësimin, avancimin e pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Qëllimi i ekspozitës është që të theksojë rëndësinë e sigurimit të mundësive të barabarta për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.

Arsyetimi i thirrjes:

Duke i pasur të njohura problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët e komuniteteve në Kosove, si dhe duke i vërejtur mundësitë të cilat nuk po ju ofrohen nga institucionet përkatese Organizata Zeri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianve shtrinë fushëveprimin e sajë në programe të ndryshme të cilat prekin objektivat kyçe për integrimin dhe barazinë e komuniteteve me të gjithë qytetarët e tjerër. Duke u nisur nga këto mangësi kyçe ose më mire të themi elementare të cilat duhet ti ofrohen të gjithë qytetarëve në menyrë të barabartë Organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjitptianve operon me Programin e Edukimit, Punësimit, Banimit, Fuqizimin e Gruas, Antigjipsizmin si dhe ndikimin në Politikat e vendit, me shpresën se do të arrijë të integrojë dhe ofrojë kushte më të mira për komunitetet.

Ne po kërkojmë të bashkëpunojmë me fotograf, i/e cili/a do të sjellë portrete të pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të cilët me punën e tyre kanë pasur impakte dhe kanë avokuar në forma të ndryshme për përmirësimin e drejtave të njeriut.

Kërkesat teknike:
Pajisje shtesë për kapjen e fotografive në ambiente të ndryshme si dhe për ndriçim profesional në vendet e punës.

Ofruesi i shërbimit pritet të ketë kërkesat teknike të mëposhtme si:

Aparat profesional me kualitet

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të realizojë rreth 50 fotografi që përfshijnë portrete dhe fotografi në vendet e punës, duke pasqyruar angazhimin e pjesëtarëve të komuniteteve
  • Të sigurohet që fotografitë përfshijnë elemente të rëndësishme te kultures dhe traditave te komuniteteve
  • Të realizojë fotografitë dhe t’i dorëzojë brenda një periudhe të caktuar pune (p.sh. 10 ditë pune pas miratimit të planit nga organizatorët).
  • Të përgatisë një plan paraprak për procesin e fotografimit, duke përfshirë datat, lokacionet.
  • Të jetë i gatshëm për të punuar në lokacione të ndryshme, duke respektuar dinamikën e subjekteve dhe ambientet ku realizohen fotografitë.
  • Të paraqesë një listë të fotografive të realizuara te cilat prezantojne kulturen, veshjet, traditat, apo profesionet.
  • Të bashkëpunojë me organizatorët për përgatitjen e materialeve promovuese, si përshkrimet ose titujt për fotografitë që do të përdoren në ekspozitë.
  • Të marrë pjesë në takimet paraprake me organizatorët për të kuptuar kërkesat dhe pritshmëritë
  • Të sigurojë pajisje fotografike profesionale dhe të përshtatshme për fotografi portretesh
  • Të përpunojë dhe redaktojë fotografitë për të arritur cilësinë maksimale dhe për të siguruar që imazhet janë të gatshme për ekspozitë
  • Të dorëzojë fotografitë brenda afateve të përcaktuara
  • Të respektojë të drejtat e autorit dhe të dorëzojë të gjitha të drejtat e përdorimit të fotografive tek organizatorët e festivalit

PLANI DHE BUXHETI

Të dërgohet plani i punes dhe oferta financiare e cila nuk duhet të kaloje pagesën prej 120.00 euro bruto për dite pune.

Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar:

Përvojë e dokumentuar në fotografi profesionale, me fokus në portrete

Portofol që demonstron cilësi të lartë dhe kreativitet në fotografi portretesh

Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërveprimi me subjektet e fotografisë

Përvojë pune në ngjarje kulturore dhe shumëkulturore është e preferuar

Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar në një ambient dinamik dhe të larmishëm

Kushtet për aplikim:

CV që përfshin përvojën relevante dhe referencat

Një portofol të punëve të mëparshme që demonstrojnë aftësitë në fotografi portretesh

Një propozim financiar për shërbimet e ofruara

Mënyra e aplikimit:

Oferta duhet të dërgohet në mënyrë elektronike në email adresën [email protected] .

Ju lutemi shkruani në subjekt “Termi i Referencës për fotograf/e”

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.

Vetëm ofertuesit e përzgjedhur do të kontakohen!

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 11.12.2024