business

Njoftim për shërbimin e Iftareve – Ramazan 2024

  • star Publikuar: 07-02-2024
  • star Skadon: 21-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Prizren, Gjilan, Podujevë, Vushtrri, Drenas, Malishevë, Skenderaj, Fushë Kosovë, Obiliq
Shikime 2680

Islamic Relief Kosova

Njoftim për shërbimin e Iftareve – Ramazan 2024

Data e përgatitjes së njoftimit: 07/02/2024

Nr. T- 04/2024

Detajet për kontakt:

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagjia Katër Llullat
Qyteti: PrishtinëKodi postar: 10000Vendi: Prishtinë
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Mobil:+383 44 239 349

Email: [email protected]

Përshkrimi

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar është edhe shpërndarja e 10,000 iftareve për së paku 3,000 familje gjatë ditëve të muajit të shenjtë të Ramazanit . Kjo është sasi minimale dhe Islamic Relief Kosova planifikon të rrisë sasinë për aq sa mbledh fonde shtesë qoftë nga kampanjat lokale apo ato ndërkombëtare. Ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitarë. Implementimi i projektit do të bëhet në disa komuna te caktuara nga Islamic Relief Kosova, te cilat jane: Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj, Drenas, Gjilan, Pejë, Prizren, Malishevë dhe Podujevë. Karakteristikat e këtij njoftimi për furnizimin janë të paraqitura në tabelën në vijim:

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:

Dokumentacioni ligjor

Lloji

1.Certifikate e BiznesitKopje
2.Certifikata e TVSH-sëKopje
3.Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do ti përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tenderE vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
4.Deklaratë me shkrim për afatin dhe cilësinë e ushqimeveE vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
5.Reference e implementimit te ndonjë projekti te ngjashëmE vulosur dhe e nënshkruar
6.TVSH - “Faturimi do të behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/2016

Lista e ushqimeve

Nr.

Emërtimi

Çmimi për njësi

1Hamburger (me sallatë) + 1.5l pije e gazuar

2Sendwich (me sallatë) + 1.5l pije e gazuar

3Pica + 1.5l pije e gazuar

4File pule ( e shoqeruar me oriz, sallatë dhe sos) + 1.5l pije e gazuar

5½ Pulë (me sallatë) + 1.5l pije e gazuar
6Pleskavice (e shoqëruar me patate te skuqura dhe sallatë) + 1.5l pije e gazuar

Gjithsej:

-

Vërejtje:

  1. Përparësi në këtë tender do të kenë operatorët të cilët operojnë nëpër qytetet e cekura më lart.
  2. Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën për përzgjedhjen e një apo më shumë operatorëve, duke vlerësuar cilësine e shërbimeve dhe lokacionin e tyre.
  3. Ofertat do të përzgjedhen në bazë të kualitet të ushqimit.
  4. Ofertat që nuk i plotësojnë kushtet e lartpërmendura, nuk do të merren në konsideratë!

Ofertat tuaja duhet ti dorëzoni në një zarf të mbyllur me titull – ‘Iftare - Ramazani 2024 Islamic Relief Kosova” duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr.10/A, Lagja Katër Llullat, Prishtinë.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 21/02/2024 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.