Mirëmbajtëse e banesës
Rreth nesh: jemi një familje prej 4 anëtarësh (2 fëmijë) dhe kemi nevojë për një mirëmbajtëse të banesës.
Lokacioni është në Arbëri – Prishtinë.
Detyrat dhe përgjegjësitë përfshijnë:
- Pastrimi i përgjithshëm, me fshesë të rrymës, pluhura, largim të mbeturinave, pastrimi i dritareve, pastrimi i dyshemeve, larja e enëve, pastrimi dhe hekurosja e rrobave, ndërrimi i mbulesave dhe rregullimi i shtretërve, pastrimi i banjave.
- Kujdesi ditor për të gjitha dhomat.
- Kapacitet dhe aftësi për kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive pa mbikëqyrje
Njohja e gjuhës angleze nuk është e nevojshme, por është avantazh.
Të gjitha produktet dhe veglat e nevojshme për pastrim do të sigurohen nga ne.
Vendi i punës është afatgjatë dhe me ditë pune standard prej 5 ditësh në javë me orar sipas marrëveshjes dhe pagesa është 400 euro NETO.
Konkursi do të mbetet i hapur deri në plotësimin e vendit të punës dhe aplikimet vlerësohen në baza ditore. Konkursi do të mbyllet menjëherë pas gjetjes së kandidatit të parë që i plotëson kriteret në konkurs.
Në aplikim të përfshihen informatat si vijon:
- Emri dhe mbiemri
- Përvoja e deritanishme në mirëmbajtje
- Vendbanimi dhe plani i udhëtimit nga vendbanimi juaj deri në lagjen tonë
- Mosha
- Konfirmimi që mund të punoni 5 ditë në javë
- Ndani me ne ndonjë kufizim tjetër që mund të lidhet me angazhimin tuaj që ne duhet të jemi në dijeni
Gjithashtu, pirja e duhanit është e ndaluar rreptësishtë në çdo ambient të banesës duke përfshirë edhe ballkonet.
Të gjitha të interesuarat duke përfshirë informatat e kërkuara më larte të dërgojnë aplikacionin e tyre në email adresën: [email protected] (preferohet CV-ja).