business

Kordinator/e Eventesh e Matjes së Vitaminave

  • star Publikuar: 09-11-2023
  • star Skadon: 20-11-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani SALVUS
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1625

SALVUS d.o.o. është një Kompani Farmaceutike rajonale moderne e themluar në vitin 2002 në Kroaci. Një nga kompanitë me rritje më të shpejtë në rajon, e angazhuar në shitjen me shumicë të produkteve farmaceutike, pajisjeve mjekësore dhe shtesave ushqimore.

Salvus është një kompani e suksesshme që mund të ofrojë mundësi emocionuese të karrierës. Ne inkurajojmë dhe mbështesim zhvillimin tuaj në fushat e interesit tuaj që do t'ju përgatisin për nivelin e ardhshëm në rrugën tuaj të karrierës. Ne e dimë që njerëzit janë përgjegjës për suksesin tonë dhe ne i vlerësojmë punonjësit tanë. Angazhimi ynë është të krijojmë një mjedis pune të bazuar në besimin dhe performancën ku ndihemi të vlerësuar, respektuar dhe fuqizuar, në një përvojë të përditshme.

Jemi prezent në këto shtete të rajonit: Austri, Slloveni, Bosnje, Serbi, Kosovë dhe Shqipëri.

Ne jemi një kompani efikase e organizuar, partner cilësor dhe i besueshëm për Farmacitë, Spitalet, Qendrat Shëndetësore, Ambulancat, Ordinancat Private dhe Institucionet tjera të kujdesit shëndetësor.

Jemi përfaqësues ekskluziv për disa nga brendet botërore si Solgar, Philips, Rossmax, Bionime, Salvit etj.

Ne po zgjerojmë ekipin tonë në Kosovë në pozicionin e mëposhtëm:

Kordinator/e Eventesh e Matjes së Vitaminave

1 pozitë (vendbanim në Prishtinë)

Përshkrimi dhe detyrat e punës:

  • Zhvillimi i aktiviteteve të Matjeve të Vitaminave dhe Mineraleve, Tensionit, Glicemisë, këshillimi me pacientë.
  • Vizita në Barnatore dhe dakordimi për Aktivitete Marketingu.
  • Krijimi, monitorimi dhe zbatimi i planeve dhe kontratave për klientët kryesorë.
  • Zbatimin e aktiviteteve të caktuara të Marketingut në terren.
  • Monitorim dhe raportim i rregullt i Aktiviteteve të Marketingut.
  • Zbatimi i Planit të Aktiviteteve dhe përmbushja e qëllimeve të synuara.

Kushtet:

  • Kandidati të jetë i diplomuar ose student tek Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti i Stomatologjisë, Fakulteti i Farmacisë, Fakulteti i Fizioterapisë, Fakulteti i Infermierisë, F.SH.M.N. Drejtimi Biologji-Kimi ose Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji (Nutricion).
  • Aftësi komunikuese, menaxhim efikas të kohës dhe proaktivitet.
  • Punë në grup, aftësi komunikimi, orientim drejt qëllimit.
  • Njohuri bazë të përdorimit te programeve kompjuterike kryesore (MS Office)
  • Njohuri bazë të gjuhës angleze.
  • Lejë drejtimi e kategorisë B (vozitës/e aktiv).

Çfarë ne ofrojmë:

  • Krijimi i një marrëdhënie pune me afat të caktuar me mundësi zgjatjeje për një periudhë të pacaktuar kohore.
  • Një mjedis pune që inkurajon dhe frymëzon punën në grup.
  • Trajnime të rregullta dhe zhvillim të më tutjeshëm në Kroaci.
  • Veturë zyrtare, telefon mobil, Ipad dhe laptop.

Nëse dëshironi të jeni pjesë e ekipit tonë, aplikoni për pozicionin e hapur deri më 20 Nëntor përmes linkut të aplikimit me CV–në tuaj dhe një foto.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Salvus KS L.L.C.

Adresa: Miladina Stevica p.n. Graqanicë, Republika e Kosovës.

Email: [email protected]

Web: www.salvuhealth.com