Kompani
Besa Security Sh.p.k.
Kategoritë
Financa
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
1168
Besa Security, kompani lidere për shërbimet e sigurisë në Rajon, shpall konkurs pune për pozitën:
Përgjegjës Stoku / Financier
Lokacioni: Veternik, PRISHTINË
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Regjistrimi i faturave të blerjes dhe të shitjes;
- Shkarkimi i stokut nga sistemi sipas porosive ditore;
- Planifikimi, harmonizimi dhe inventarizimi i mallit në periudha periodike;
- Harmonizimi i gjendjes fizike të mallit me gjendjen në sistem;
- Kontrollimi i renditjes së mallit dhe identifikimi i produkteve me barkode;
- Planifikimi i porosive të mallit tek furnitorët;
- Kontrollimi/evidentimi i kartelave financiare të artikujve dhe të çmimeve shitje/kosto;
- Kryen detyra të tjera që përcaktohen nga mbikëqyrësi direkt.
Kualifikimet e Nevojshme:
- Diplomë Universitare në Ekonomi, Financa ose Kontabilitet;
- Të ketë njohuri rreth financave, preferohet së paku 2 vite përvojë pune relevante;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme organizative dhe të menaxhimit të kohës;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme ndër-personale dhe të komunikimit si dhe aftësi në zgjidhjen e problemeve;
- Saktësi, vëmendje në detaje dhe ndjeshmëri ndaj prioriteteve;
- Përparësi njohuria e shkëlqyeshme e përdorimit të aplikacioneve të mëposhtme softuerike të pakos MS Office dhe Expert ose Pro Data programi i kontabilitetit.
Ne ofrojmë:
- Pagë atraktive;
- Trajnim dhe zhvillim profesional.
Aplikimi mund të bëhet deri me datë 31.08.2024, ora 16:00.
Nëpërmjet dërgimit të CV-së ne email, si dhe fizikisht në zyret tona;
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko këtu