business

Zyrtar për Auditimin e Brendshëm

  • star Publikuar: 25-10-2023
  • star Skadon: 08-11-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani INFRAKOS SH.A
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 2092

Në bazë të nenit 21 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, lidhur me nenin 17 (Ligji nr.03/L-087, datë:13.06.2008, i ndryshuardhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-111(nenit 9 dhe 13) datë:20.04.2012; me tej ne tekst: Ligji nr. 03/L-087)dhe vendimit të datës 24.10.2023nr.prot.2/81, Komisioni i Auditimit i Ndërmarrje Publike Infrastruktura Hekurudhore e Kosovës,,Infrakos Sh.A.’’ shpallë:

KONKURS PËR VEND TË PUNËS

Emërtimii pozitës: Zyrtar për Auditimin e Brendshëm
Vendi: Fushë Kosovë
Ndërmarrja: Infrakos Afati i fundit për aplikim : 08.11.2023

Komitetit i Auditimit duhet të sigurojë që të gjithë personate emëruar si zyrtarë sipasnenit 21 pikës3 të ligjit bazik për Ndërmarrje Publike nr.03/L-087, gjithashtu bazuar në nenin 13 të Ligjit Nr. 04/L- 111 për ndryshim dhe plotesimin e nenit 21, paragrafi 21.4. të ligjit bazik, riformulohet si në vijim: të jenë personame integritet të njohur të cilët :

  1. i plotësojëkushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1 (ligjit bazik dhe plotësim ndryshimit të tij),
  2. iplotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 (ligjt bazik ligjit bazik dhe plotësimndryshimit të tij)
  3. iplotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.3 (ligjt bazik ligjit bazik dhe plotësimndryshimit të tij)
  4. nuk janë, ose në çfarëdo kohe gjatë periudhëstridhjetë e gjashtë (36) muajsh para datës së aplikimit nuk kanë qenë Drejtorë të Bordit të kompanisë gjegjëse, dhe
  5. kanë përvojën e nevojshmeprofesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë.

Detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e ZYRTARIT PËR AUDITIMINE BRENDSHËM janë:

  • Përpilimi i procedurave te auditimit, gjegjësisht planit të auditimit të brendshëm për të gjitha transaksionet e NP, komfor objektivave të kontrollit të brendshëm, politikave dhe procedurave të NP, të bazuara në Ligjin e aplikueshëm;
  • Auditimi i planeve investivedhe financiare të NP, planit vjetor të biznesit dhe buxhetit vjetor;
  • Auditimi i pasqyrës vjetoretë bilancit dhe deklaratat e fitimeve dhe humbjeve si dhe deklaratat financiare që kërkohenme ligj;
  • Vlerësimi objektiv dhe shfrytëzimi efektiv i burimeve të NP si dhe dhënia e rekomandimeve adekuate për Komisionin e Auditimit
  • Verifikimi i përshtatshmërisë dhe funksionimi i rregullt i sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qëllim të garantojnë zbatiminnga NP, të gjitha Ligjevetë aplikueshme në Republikën e Kosovës gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe t’i siguroj Komisionit të Auditimit çfarëdo vërejtjeapo sugjerime të cilat konsiderohen të nevojshme;
  • Verifikimi i rregullt i përshtatshmërisë dhe funksionimi i rregullt të sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qellim të sigurojnë se librat dhe dokumentacioni i NP, duke përfshirë dokumentacionin financiar mbahet në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe me Ligjin dhe që projekt deklaratat vjetore financiare të përgatiten ne mënyrë tërregullt;
  • Analiza e sistemeve dhe proceseve të biznesit dhe kontrolleve të ndërlidhura me to;
  • Raportimi i rregullt para Komisionit të Auditimit dhe përmbushja e çfarëdo detyretjetër të përcaktuar nga Komisioni i Auditimit;

Mandati i ZYRTAR PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM

  • Zyrtari për Auditimin e Brendshëm emërohetnga Komiteti i Auditimit me kontratë të rregullt pune me kohëzgjatje 3 vite.

Kompenzimi i pagës mujore

  • Paga e Auditorit të Brendshëm është e përcaktuar me deklaratën e politikës për kompenzim të zyrtarëve të lartë brenda ndërmarrjes publike Infrastruktura Hekurudhore e Kosovës Infrakos Sh.A. – 1,200 Bruto

Kushtet dhe kriteretqë ZYRTAR PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM duhet t’i plotësoj:

  • Tëketë Diplomë universitare në ekonomi, juridik,administratë publike, financapublike, kontabilitet apo fusha të tjera të studimeve relevantepër sektorin që do të auditohet;
  • Së paku tri (3) vite përvojë pune profesionale në lëminë e Auditimit;
  • Tëjetë i certifikuar si Auditori Brendshëm nga institucionet/shoqatat e licencuara në vend ose jashtë tij;
  • Kandidati duhet te jetë i/e lirë nga çdo konflikt interesisiç përcaktohet me Ligjin për Konfliktin e Interesit 06/L-011;
  • Preferohet njohuri e mirë e gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur.

Informatë për procedurën e konkurrimit

Kandidatët për ZYRTAR PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM, duhet t’i dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Deklaratën nën betim;
  • CV-në e detajuar duke përfshirë datat e sakta të punësimitdhe detaje të përgjegjësive për çdo pozicion;
  • Dëshminë mbi kualifikimin profesional (Diplomen për përfundimin e studimeve dhe Certifikaten Auditori Brendshëm)
  • Dëshminë mbi përvojën e punës;
  • Certifikatën mbi denimet penale ku dëshmon që nuk është i denuar me aktgjykim të formës së prerë (jo më e vjetër se gjashtë muaj) të lëshuarnga Gjykata kompetente;
  • Kopjen e letërnjoftimit

Aplikanti duhet ta vendos datën dhe të nënshkruaj deklaratën nën betim ku deklarohet që i përmbushë të gjitha kushtet e pranueshmërisë. Kjo deklaratë mund të shkarkohen nga uebfaqja e Ndërmarrjes PublikeInfrastruktura e Hekurudhave të Kosovës InfrakosSh.A.: www.infrakos.com/publikimet/punesimi/

Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet personalisht në zarf të mbyllur në zyrën e arkivit në ndërtesën e Drejtorisë së ,,INFRAKOS-it’’ në adresën Sheshi i Lirisë pn, në Fushë Kosovë, me shënimin: për z. Arsim Deliu, Sekretari ,,INFRAKOS’’-it, ose përmes e-mailitzyrtar: [email protected]

Dokumentet e bashkangjitura të aplikacionit duhet të jenë kopje dhe nuk kthehen. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet ta shënojnë saktë adresën dhe numrin e telefonit kontaktues, si dhe e-mailadresën.

Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipërpërmendur, do të rezultojëme diskualifikimin e menjëhershëm.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës ,,Infrakos” Sh.A, ofron mundësi të barabartapunësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe inkurajon të gjitha femrat e meshkujt e të gjitha komuniteteve që i plotësojnë kriteret e konkursitqë të aplikojnë.

Vlerësimi formal i kandidatëve dhe intervista do të bëhet në një kohë optimale pas përfundimit të afatit për aplikim. Komiteti i Auditimit NP Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës ,,Infrakos” Sh.A e mban të drejtën e formimit të listës së shkurtë me aplikantët si dhe përzgjedhjen e Zyratrit për Auditim të Bredshëm.

Konkursi mbetet i hapur nga data 25 tetor 2023 deri më 8 nëntor 2023.