business

Logoped/e, Psikolog/e

  • star Publikuar: 24-06-2025
  • star Skadon: 30-06-2025
Kompani POLIS
Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Lipjan
Numri i pozitave 2

SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE

TERMAT E REFERENCËS

POLIS është organizatë joqeveritare, jo fitimprurëse dhe e paanëshme, e cila përmes programeve të saj sektoriale synon të jetësoj qeverisjen e mirë lokale, duke ndikuar në rritje të transparencës gjatë politikbërjes dhe vendimmarrjes publike, ushtrim ndikimi tek institucionet publike për llogaridhënie efektive, si dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve duke ndikuar në politikat lokale si dhe në ofrimin e shërbimeve sociale për kategoritë e cenueshme në kuadër Qendrës SMILE.

Në kuadër të organizatës POLIS është e themeluar edhe Qendra për Shëbime Fizioterapeutike dhe Psiko-sociale SMILE.

Qendra SMILE është duke bërë zbatimin e projektit “Shërbime sociale të avancuara, për mirëqenie të fëmijëve me aftësi të kufizuara!”, mbështetur nga Ministria e Drejtësisë, për të ofruar shërbime sociale profesionale për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Në kuadër të këtij projekti, për të përmbushur qëllimin e projektit dhe misionin e organizatës është duke kërkuar të punësoj:

1 (një) Logoped/e dhe 1 (një) Psikolog/e

  1. Përshkrim i Pozitës Logoped/e

Logopedi/ja do të jetë përgjegjës/e për ofrimin e shërbimit të logopedisë për fëmijët me aftësi të kufizuara, të punojë me menaxhmentin dhe kolegët, në pajtim me legjislacionin vendor në mbrojtjen e fëmijëve dhe politikat e procedurat e organizatës, në krijimin e një mjedisi ku do të ndihmohen fëmijët të cilët vizitojnë qendrën e kujdesit ditor, që të jenë në gjendje për t’i zhvilluar shkathtësitë për jetesë të pavarur dhe për të ndërvepruar në mjedise shoqërore.

1.1 Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Të Identifikojnë vështirësitë dhe çrregullimet e të folurit dhe komunikimit
  • Të vlerësojë shkakun dhe natyrën e problemit, për shembull, problemet e lindura (të tilla si qiellza e çarë) ose çrregullimet e fituara pas një goditje ose lëndimi
  • Të krijojë dhe të jepë një program të përshtatshëm trajtimi, duke punuar në baza një-në-një ose në grupe,
  • Të tregoj fleksibilitet në përshtatjen e parimeve të terapisë së sjelljes dhe sjelljes verbale (ABA dhe VB) me teknikat logopedike;
  • Të bëj vlerësimin e fëmijëve përmes instrumenteve adekuate;
  • Të përpiloj planet individuale në fushën e komunikimit receptiv dhe ekspresiv;
  • Të mbaj seanca individuale me rastet kur identifikohet nevoja për ndërhyrje të logopedit;
  • Të bashkëpunoj me të gjithë akterët e përfshirë në Planin Individual të Punës;
  • Të përpiloj raporte të progresit të fëmijës në fushën e komunikimit;

1.2. Kualifikimet dhe përvoja:

  • Diplomë universitare, në logopedi (e obligueshme);
  • Licencë nga Ministria e Shëndetësisë (jo e obligueshme);
  • Përvojë paraprake pune në pozita të ngjashme (përparësi kanë kandidatët me përvojë në fushën e aftësisë së kufizuar);
  • Qasje gjithëpërfshirëse ndaj aftësisë së kufizuar;
  • Shkathtësi të mira ndër-personale dhe punës ekipore;
  • Të jetë i familjarizuar me qasjen multi-diciplinare;
  • Aftësi të mira në hartimin e planeve dhe raporteve të punës;

Një (1) Psikolog/e

2. Përshkrim i Pozitës Psikolog/e

Psikologu/ja së bashku me menaxhmentin dhe ekipin e projektit do të jetë i/e angazhuar të punojë me fëmijët me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta të cilët vizitojnë Qendrën për Shërbime Psiko-sociale, Fizio-terapeutike dhe të Kujdesit Ditor SMILE, në mënyrë që ata të jenë në gjendje t’i zgjerojnë aftësitë e tyre për të mësuar, për t’i zhvilluar shkathtësitë për jetesë të pavarur dhe për të ndërvepruar me bashkëmoshataret e tyre. Psikologu/ja do të jetë i/e kujdesshëm/me që gjatë kryerjes së detyrave të punës të respektoj në përpikëri legjislacionin vendor për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve si dhe politikat e procedurat e organizatës.

Vendi i punës është në Lipjan.

2.1 Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Identifikimin e nevojave të fëmijëve për trajtimin psikologjik
  • Përgatitjen e planit individuale të fëmijës në bazë të nevojave specifike të tij/saj
  • Zhvillimin e seancave individuale dhe grupore për trajtimin psikologjik të fëmijëve me aftësi të kufizuara
  • Ofrimin e psiko-terapisë përmes metodave të ndryshme si: terapia ABA, PECS me anë të fotografive, dhe terapi të lojërave për zhvillim psikologjik të fëmijës
  • Ofrimin e shërbimit psiko-social dhe tretmaneve psikologjike për fëmjët me aftësi të kuziuar që frekuentojnë Qendrën SMILE në kuadër të POLIS
  • Mbështetje profesionale dhe këshilla familjarëve të fëmijëve me aftësi të kufizuar
  • Hartimi i raporteve periodike të progresit dhe dorëzimi i tyre me kohë;
  • Punë të tjera në kuadër të aktiviteteve të projektit

.
2.2 Kualifikimet dhe përvoja:

  • Diplomë universitare, në Psikologji (e obligueshme);
  • Licencë nga Ministria e Shëndetësisë (jo e obligueshme);
  • Përvojë paraprake pune në pozita të ngjashme (përparësi kanë kandidatët me përvojë në fushën e aftësisë së kufizuar);
  • Qasje gjithëpërfshirëse ndaj aftësisë së kufizuar;
  • Shkathtësi të mira ndër-personale dhe punës ekipore;
  • Të jetë i familjarizuar me qasjen multi-diciplinare;
  • Aftësi të mira në hartimin e planeve dhe raporteve të punës;

DOKUMENTET PËR APLIKIM:

  • Curriculum Vitae (CV);
  • Referencë nga punëdhënësi/bashkëpunëtorët e mëparshëm;
  • Kopjen e diplomës universitare;
  • Çertifikatën që dëshmon se kandidati nuk është nën hetime (në rast të përzgjedhjes)

PERIUDHA E FILLIMIT TË PUNËS:

  • Angazhimi i Logopedit/es pritet të filloj nga data 07.07.2025.
  • Angazhimi i Psikolog/es pritet të filloj nga data 07.07.2025.

Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë CV-në, kopjen e diplomës; dhe referencat në: info@polis-ks.org

Per me shume informata mund tw kontaktoni nw: 044 849024

Ju lutemi që ta cekni në titull Pozitën për të cilën aplikoni:

Do të kontaktohen vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë.

Afati për aplikim: 30 Qershor 2025.