business

Ftesë për Shprehje të Interesimit - Konsulencë Individuale: "Ekspert/e për të hartuar një raport mbi dhunën në baza gjinore në Kosovë"

  • star Publikuar: 05-06-2024
  • star Skadon: 12-06-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 958

Ftesë për Shprehje të Interesimit - Konsulencë Individuale

Nr.CDF/IC-Sida/0322024

Data: 05 qershor 2024

Ekspert/e për të hartuar një raport mbi dhunën në baza gjinore në Kosovë

Sfondi:

Si një ndër nismat e para në Kosovën e pas-konfliktit, CDF u themelua për të ndihmuar komunitetet në rindërtimin e jetëve dhe përmirësimin e shërbimeve të bazuara në komunitet në mënyrë pjesëmarrëse përmes proceseve të përfshirjes. Gjatë dekadës së fundit, CDF ka pozicionuar veten si një ndër organizatat kyqe zhvillimore që ka për qëllim të përmirësoj integrimin e komuniteteve dhe koordinimin mes institucioneve lokale dhe qendrore.

Ambasada e Suedisë, përfaqësuar nga Sida, mbështet projektin e CDF-së "Aktivizmi për të Drejtat e Njeriut" nga 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024. Objektivi kryesor i projektit është të mbështes aktivistët lokal të të drejtave të njeriut për të zhvilluar një bashkëpunim tematik dhe të qëndrueshëm me OJQ lokale dhe qytetarë nga sfondet e ndryshme, pavarësisht nga gjinia, aftësia, mosha, etnia, klasa, vendbanimi, ose sfondi shoqëror-ekonomik. Qëllimi kryesor i ndërhyrjeve të "Aktivizmi për të Drejtat e Njeriut" është të përmirësoj dhe të fuqizoj organizatat e shoqërisë civile për avancimin e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Në kuadër të zbatimit të projektit Human Rightivism, CDF fton individët e kualifikuar të paraqesin propozimet e tyre teknike dhe financiare për të ofruar shërbimin e mëposhtëm:

Angazhimi i Ekspertit/es për të hartuar një raport mbi dhunën në baza gjinore në Kosovë

Termat e referencës

Qëllimi i këtij angazhimi është të kryhet një analizë e plotë dhe të përgatitet një raport gjithpërfshirës mbi dhunën me bazë gjinore në Kosovë, duke përfshirë prevalencën e saj, format e ndryshme si dhuna në familje dhe dhuna seksuale, dhe trendet me kalimin e kohës. Ky raport do të vlerësojë efikasitetin e politikave, programeve dhe ndërhyrjeve aktuale që synojnë trajtimin e Dhunës në Baza Gjinore duke identifikuar mangësitë në mbledhjen e të dhënave, sistemet e raportimit dhe ofrimin e shërbimeve. Poashtu, qëllimi është të ofrohen rekomandime të orientuara drejt forcimit të parandalimit, reagimit dhe mekanizmave mbështetës të DHBGJ-së në mbarë Kosovën.

Raporti do të hartohet për nevoja dhe sipas kërkesës së Institucionit të Avokatit të Popullit. Gjatë hartimit të raportit, bashkëpunimi i ngushtë me institucionin dhe me CDF-në, ekipin e projektit të “Aktivizmi për të Drejtat e Njeriut”është obligativ.

Objektivat e këtij angazhimi

Raporti mbi dhunën me bazë gjinore (DHBGJ) duhet të përfshijë një analizë të kornizës ligjore në Kosovë në lidhje me DHBGJ -në, duke e krahasuar atë me standardet rajonale dhe të Bashkimit Evropian. Ai gjithashtu duhet të shqyrtojë politikat e qeverisë dhe programet ekzistuese që trajtojnë çështjet e DHBGJ dhe shëndetit mendor tek viktimat. Faktorët që ndikojnë në zbatimin e ligjeve, politikave dhe masave përkatëse, së bashku me gjendjen aktuale të dhunës me bazë gjinore, duhet të vlerësohet tërësisht. Për më tepër, duhet të përfshihet një analizë e përcaktuesve socio-ekonomikë, kulturorë dhe shëndetësorë që ndikojnë në shtimin e dhunës dhe pasojave tek viktimat. Raporti duhet të përfundojë me rekomandime që synojnë përmirësimin e zbatimit të ligjeve dhe politikave përkatëse, përmirësimin e shërbimeve sociale, sugjerimin e ndërhyrjeve të mundshme në politika për përmirësimet e nevojshme dhe sigurimin e përputhjes me standardet e detyrueshme.

Fushëveprimi i angazhimit: Raporti duhet të përfshijë këto punë:

  1. Analizën e kornizës ligjore, programeve dhe politikave vendore ekzistuese, si dhe zbatimi i normave të detyrueshme ndëkombëtare.
  2. Intervistat me palët e interesit, duke përfshirë politikëbërësit, ofruesit e shërbimeve sociale dhe të tjerë sipas rëndësisë.
  3. Analizën e të dhënave të disponueshme nga pikat (a) dhe (b) për të identifikuar sfidat zbrazëtirat dhe mangësitë.
  4. Përpilimin e një raporti të plotë që përfshin analizën, të gjeturat, rekomandimet, masat dhe veprimet e duhura, për të adresuar sfidat e trajtimit të dhunës në Baza Gjinore.
  5. Detyrat: Eksperti/ja do të jetë përgjegjës për kryerjen e këtyre detyrave:

Detyrat e dorëzueshme (deliverables)

Afatet kohore

(caktohen me rastin e nënshkrimit të kontratës)

Numri i ditëve

Takime dhe planifikim fillestar

Takime hyrëse me Institucionin e Avokatit të Popullit dhe ekipin e projektit të CDF

Hartimi i një plani të detajuar të punës dhe përcaktimi i metodologjisë

5

Mbledhja dhe analiza e të dhënave fillestare

Mbledhja e të dhënave mbi kuadrin ligjor, politikat dhe programet ekzistuese

Analiza fillestare e kuadrit ligjor dhe përgatitja për intervista me palët e interesuara

5

Intervista dhe analiza e të dhënave

Kryerja e intervistave me politikëbërësit, ofruesit e shërbimeve sociale dhe palët e tjera të interesuara

Analiza e thelluar e të dhënave të mbledhura nga intervistat dhe integrimi me të dhënat fillestare

10

Përpilimi i gjetjeve dhe rekomandimeve

Përmbledhja e gjetjeve kryesore dhe identifikimi i mangësive dhe sfidave

Formulimi i rekomandimeve dhe masave për përmirësimin e situatës

5

Finalizimi dhe Dorëzimi i Raportit

Hartimi i versionit final të raportit, duke përfshirë analizën, gjetjet, rekomandimet dhe masat e propozuara

Rishikimi i raportit me Institucionin e Avokatit të Popullit dhe ekipin e projektit të CDF për komente dhe ndryshime të mundshme

Dorëzimi zyrtar i raportit përfundimtar

10

Total ditët 35

Kualifikimet dhe Përvoja: Eksperti/ja duhet të posedojë kualifikimet dhe përvojën siç vijon:

  1. Diplomë të nivelit të avancuar në psikologji, psikiatri, geriatri, ose një fushë të ngjashme.
  2. Përvojë së paku 5 vjeçare në hulumtime të çështjeve të ngjajshme, me dëshmi pëkatëse.
  3. Njohuri të metodave të hulumtimit cilësor dhe sasior.
  4. Njohuri të dëshmueshme të shkëlqyera analitike, kërkimore, hartimin e raporteve dhe në kryerjen e vlerësimeve si dhe analizën e politikave për çështjet në fjalë.
  5. Përvojë të mëparshme të dëshmueshme në këtë fushë në Kosovë.

Kriteret e Vlerësimit: Propozimet do të vlerësohen në bazë të kritereve të mëposhtme:

  • Kuptimi i objektivave dhe kërkesave.
  • Metodologjia dhe qasja e propozuar.
  • Përvoja përkatëse.
  • Kualifikimet dhe ekspertiza.
  • Konsideratat e kostos dhe të buxhetit.
  • Vlerësimi i bazuar në 80 % për aspektin teknik të propozimit dhe 20 % do t'i jepet aspektit financiar të propozimit.

Kriteret e vleresimit

Points

Kualifikimi dhe ekspertiza

30

Metodologjia dhe qasja e propozuar

25

Pervoja përkatëse

25

Të kuptuarit e objektivave dhe kërkesave

20

Total poenat 100

Afatet kohore: Pritet që detyrat të përfundohen brenda 4 muajve (Korrik-Shtator), pra 35 ditë punë, duke filluar nga data e nënshkrimit të kontratës.

Raportimi dhe Koordinimi: Eksperti/ja do të punojë ngushtë dhe do t'i raportojë drejtpërdrejtë Institucioni të Avokatit të Popullit në Kosovë dhe CDF-së, ekipit të projektit “Aktivizmi për të Drejtat e Njeriut”.

Prona intelektuale: Të gjitha materialet dhe prona intelektuale të prodhuara gjatë përgatitjes së raportit do të jenë në pronësi të Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë

Konfidencialiteti: Eksperti/ja do të ruajë konfidencialitet në lidhje me të gjitha të dhënat dhe informacionin e marrë gjatë angazhimit.

Aplikimi: Ekspertët/et e interesuar duhet të dorëzojnë CV-në e tyre të përditësuar, propozim buxhetin, një propozim të detajuar që përshkruan qasjen ndaj vlerësimit si dhe dëshmi përkatëse të punës së mëparshme në këtë fushë në email: [email protected] më së largu deri me

21 qershor, 2024, deri në ora 14:00.