business

Asistent/e të Shitjes

  • star Publikuar: 13-09-2022
  • star Skadon: 15-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani NOVUS
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 3795

KONKURS PËR PUNË

Emri i Kompanisë:   NOVUS SHPK

Pozita:  Asistent/e të Shitjes

Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Menaxheri i Shitjes

Lokacioni: Prishtinë 

NOVUS është duke kërkuar për një Asistent/e të Shitjes. Kandidati i suksesshëm pritet të punojë me kohë të plotë (On-site), në projekte të kompanisë që janë aktualisht në zhvillim, si dhe në projekte të reja.

PËRSHKRIMI I PUNËVE:

  • Përcjellja e shpalljeve për tenderët dhe informatave të tjera relevante për tenderë dhe me interes për kompaninë në gazetat ditore, e-prokurim, si dhe në listën e web-faqeve relevante. 
  • Organizimi dhe vendosja e informatave për çdo tender sipas procedurave të kompanisë dhe informimi i personave relevant. 
  • Të menaxhojë dhe të koordinojë me të gjithë dokumentacionin përkatës administrativ në mënyrë të pavarur dhe / ose në bashkëpunim me sektorë të tjerë brenda kompanisë.
  • Të përpilojë oferta dhe tenderë sipas kërkesës në mënyrë të pavarur dhe të asistoj Menaxherin e Shitjes në përpilimin e ofertave dhe tenderëve.
  • Të menaxhojë me programe të caktuara të shitjes që ofrohen nga kompania.
  • Të përcjellë dhe të kryejë në mënyrë të vazhdueshme trajnimet dhe certifikimet e nevojshme të natyrës ‘pre-sales’ dhe ‘sales’ nga vendor/prodhues të ndryshëm që kanë të bëjnë me veprimtarinë e kompanisë. 
  • Koordinimi i logjistikës për Departamentin e Shitjes. 
  • Kryerja e obligimeve tjera sipas kërkesës nga Menaxheri i Shitjes dhe stafi menaxhues.
  • Raportimi tek Menaxheri i Shitjes. 

Kualifikimet dhe kompetencat kyçe të nevojshme:

  • Diplomë e nivelit Bachelor, në fushat si teknologji informative, ekonomik ose menaxhim të informacionit, mirëpo në rastet kur kjo mungon, kompensohet me vitet e eksperiencës, referencat pozitive nga punëdhënësi i mëparshëm dhe/ose realizimi i projekteve.
  • Njohuri të përgjithshme në fushën e teknologjisë së informacionit, sidomos ne fushat si: Softuer dhe Harduer. 
  • Eksperienca në punë të njëjtë apo të ngjashme është përparësi.
  • Aftësi që ti përshtatet dinamikës dhe mënyrës së punës dhe kërkesave të ndryshme të detyrave të punës.
  • Përmbushja e detyrave në afat dhe me përgjegjësi. 
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe kujdes i shtuar në detaje.
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit.
  • Nivel i lartë i maturisë dhe përgjegjësisë.
  • Përmbushje e detyrave në afat dhe me përgjegjësi edhe ne momentet kur niveli i stresit dhe presioni është me i lartë.
  • Njohuri  e mirë e Gjuhës Angleze.

Nëse jeni të interesuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj, letër motivimin (si dhe çdo informacion tjetër që ju e konsideroni të rëndësishëm) në e-mailin [email protected] duke deklaruar qartë pozitën për të cilën po aplikoni. Afati i fundit për dërgimin CV-se tuaj për këtë pozitë të hapur është deri më 15 Tetor 2022