business

FTESE PER OFERTE: Për Qiradhënje - Veturë

  • star Publikuar: 11-01-2024
  • star Skadon: 08-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1119

FTESE PER OFERTE

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë jo qeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për
përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve për nevojat e projektit regjional “Fuqizimi dhe aftësimi të rinjëve përmes mundësive të reja – YEEP II”, projekt ky i cili zbatohet nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë në Maqedoninë Veriore, Shqipëri, Bosne e Hercegovinë, Serbi dhe në Kosovë, i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillimor - BMZ dhe Fondit Hermann Gmeiner Gjermani – HGFD i cili ka për qëllim të permirësojë mundësitë për punësim dhe pjesëmarrje aktive të të rinjëve në rrezik në tregun e punës, fton kompanitë e specializuara dhe të interesuara për të ofertuar për: marrjene një veture me qira (rent) për periudhe kohore: Shkurt 2024- Nëntor 2026

Me këtë rast shpallim Ftesë për Ofertë për të gjitha kompanitë e autorizuara për dhënjen me qera të veturave

SPECIFIKACIONI PER VETURE

  • Veturë me kilometrazhë jo me shume se 50 mije kilometra te kaluara
  • Marshi: Automatik
  • Karburanti: Diesel/ Benzinë/ Hibrid
  • Motori: 1.4 – 2.0 Kubik
  • Ngjyra: e bardhë; (e preferuar)
  • Vetura të ketë 5 dyer
  • Të posedojë AC klimë automatike
  1. Sigurimi TPL dhe TPL+ dhe regjistrimi i veturës duhet të bëhet nga ana e Qiradhënësit
  2. Vetura duhet të ketë sigurimin KASKO
  3. Servisimi dhe mirëmbajtja e veturës duhet të bëhet nga Qiradhënësi
  4. Ndërimi i gomave (verë-dimër) duhet të bëhet nga Qiradhënësi
  5. Në rast të dëmtimit apo prishjes së veturës të sigurohet zëvenësimi nga Qiradhënësi
  6. Vetura duhet të ketë asistencë rrugore24/7
  7. Vetura duhet të ketë navigacion GPS me harta të Kosovës dhe vendeve fqinje;
  8. Vetura duhet të ketë kartonin jeshil, dokument për të udhëtuar në një shtet tjetër pa pagesë;
  9. Kompleti emergjent i makinësi përditësuar (ndihma e parë);
  10. Nuk duhet të ketë tarifa për anulim;
  11. Nuk duhet të ketë tarifa shtesë për kalimin e kufirit apo pirjen e duhanit brenda automjetit me qira.
  12. Afati i liferimit të veturës më së largu 3 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës. (brenda muajit shkurt 2024)

Ofertuesi së bashku me ofertën duhet të dorëzojë:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI
  • Çmimet duhen të kuotohen në euro pa tvsh (duke përfshirë të gjitha shpenzimet tjera përcjellëse nëse ka).
  • Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur /apo në letër me logo zyrtare
  • Dëshmi/ Autorizimi që jeni shitës/ qiradhënës dhe servis i autorizuar nga prodhuesi i automjeteve

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë (30 ditë) nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë

Kriteret e përzgjedhjes së ofertës janë si vijon:

  1. Plotësimi i specifikacionit të kërkuar
  2. Pas plotësimit të specifikacionit çmimi më i lirë

Me rastin e nënshkrimit të kontratës ofertuesi i përzgjedhur duhet të dorëzojë prova se personi përgjegjës dhe pronarii biznesit nuk janë nën hetime për vepra penale/ose vërtetimin tatimor.

Ofertuesit e interesuar mund t’i dorëzojnë dokumentet dhe ofertën e mbyllur në pliko/ zarf (2 kopje),të nënshkruara
nga përfaqësuesi ligjor dhe të shënuara me kodin “ Oferta për Qiradhënje - Veturë”.

Ofertat duhet të dorëzohen deri me datën: 08.02.2024 në zyret e SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë, në adresën Velani 1 Tetori, p.n. Prishtinë çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00.