business

FTESE PER OFERTE: Hapësirë/ Sallë dhe akomodim

  • star Publikuar: 19-10-2023
  • star Skadon: 16-11-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Pejë
Shikime 1175

FTESE PER OFERTE

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve janë të interesuar për: Hapësirë/ Sallë dhe akomodim për organizimin e aktiviteteve për ngritje të kapaciteteve të profesionistëve të parapara në kuadër të projektit regjional “Fuqizimi dhe aftësimi të rinjëve përmes mundësive të reja – YEEP2”, projekt ky i cili zbatohet në Maqedoninë Veriore, Shqipëri,
Bosne dhe Hercegovinë, Serbi dhe në Kosovë nga SOS Fshatrate Fëmijëve Kosovë, i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillimor - BMZ dhe Fondit Hermann Gmeiner Gjermani –HGFD dhe ka për qëllim të permirësojë mundësitëpër punësim dhe pjesëmarrje aktive të të rinjëve në rrezik në tregun e punës.

Aktivitetet planifikohet të organizohen në qytetin e Pejës ose Bogë gjatë periudhës së implementimit të projektit: Nëntor 2023 deri Nëntor 2026. Gjatë kësaj periudhe kohore do të organizohen përafërsisht 16 aktivitete/ trajnime/ punëtori me akomodim me rreth 25 pjesëmarrës

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë në përputhje me specifikat e cekura më poshtë:

Për punëtoritë në fjalë duhet të përfshihen:

  • Akomodimi me mëngjesnë dhoma teke
  • 3 shishe ujë dhe 3 kafe gjatë punëtorisë
  • Dreka (supë, sallatë, pjatë kryesore, ëmbësirë) me një pije jo alkoolike
  • Darka (supë, sallatë, pjatë kryesore, ëmbësirë) me një pije jo alkoolike
  • Salla për punëtori me hapësirë të mjaftueshme për punë dhe aktivitete për përafërsisht 25 pjesëmarrës, të ketë projector, tabelë flipchart, lidhje stabile interneti, mundësi printimi. Salla duhet të jetë e klimatizuar dhe të ketë ndriqim dhe qetësi

Oferta financiare duhet të jetë e specifikuar me cmime të ndara për:

  1. Akomodimi me mëngjes për person
  2. Dreka me një pije jo alkoolike për person (të bashkangjitet menyja)
  3. Darka me njëpije jo alkoolike për person (të bashkangjitet menyja)
  4. 1 Kafe
  5. 1 Shishe evogël ujë
  6. 1 Caj
  7. 1 pije jo alkoolike
  8. Salla për një ditë pune

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzojë:

  1. Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI
  2. Çmimet duhet të kuotohen në euro pa TVSH
  3. Çmimet për njësi sipas specifikacionit
  4. Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur /apo me logo zyrtare

Oferta juaj duhet të jetë e vlefshme 30 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë

Ofertuesi i përzgjedhur duhet të paraqesë Vërtetimin Tatimor

Kriteret për përzgjedhje:

  • Përmbushja e specifikacionit sipas kërkesës sonë;
  • Pas plotësimit të kritereve të lartë përmendura , çmimi më i lirë.

Ofertat tuaja mund t’i dërgoni deri me datën: 16.11.2023 në email adresën: [email protected]