Kompani
Baruti Group Sh.p.k.
Kategoritë
Shitje, Menaxher/e
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
2336
Kompania Baruti Group Shpk me seli ne Prishtine shpalle konkurs per poziten:
Menaxher/e i/e shitjes
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitat e shpallura, janë:
- Proceson kontrata për klientë të rinj dhe kujdeset për implementimin e tyre
- Njofton dhe ofron produktet për marketing – klientëve
- Përgjigjet tek të gjithë klientët në mënyrë efektive për kërkesat e tyre
- Proceson dhe regjistron të gjitha pagesat
- Komunikon me klientë dhe informon mbikqyrësin dhe kolegët tjerë për çdo kërkesë që mund të kenë
- Pranon, regjistron dhe arkivon në sistem të gjitha informatat, raporton në baza ditore në lidhje me kërkesat
- Prezanton ofertat për klientët
- Përgatitë të gjitha të dhënat per kontratat që të nënshkruhen nga klientët
- Përgatitë raporte javore për menaxhmentin
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
- Të ketë aftësi të përdorimit të “Microsoft Office
- Të ketë diplomë nga Fakulteti Ekonomik, preferohet drejtimi Menaxhment apo Marketing, mirëpo edhe kandidatët me përgatitje tjetër profesionale dhe të cilët e konsiderojnë vetën të denjë për të kryer punën e Zyrtarit të Shitjes, janë të mirëseardhur që të aplikojnë
- Të ketë përvojë së paku 1 vjeçare në shitje dhe marketing
- Të ketë njohuri të teknikave të shitjes dhe marketingut
- Të ketë aftësi prezantimi dhe komunikimi
- Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për t’u adaptuar me nevojat dhe kërkesat e kompanisë
- Të ketë aftesi të mira negociuese dhe analitike
- Të ketë iniciativa dhe kreativitet për të ofruar ide të reja në çështje të ndryshme lidhur me procesin e punës
- Të ketë patent shofer – Kategoria B
Kushtet e punës:
- Paga me marëveshje
Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë mund të dërgojn CV-të e tyre përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected] , tel:+383-44-637-637.