business

Agjent-e të shitjes, Vozitës

  • star Publikuar: 01-08-2025
  • star Skadon: 01-09-2025
Kompani ERC TRADE
Kategoritë Shitje, Shofer
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 2

ERC TRADE L.L.C. shpall konkurs për pozitën:

Agjent-e të shitjes pika B,

Vozitës

Agjent-e të shitjes Pika B - Përgjegjësitë kryesore:

  • Prezantimi dhe promovimi i produkteve te blerësit ekzistues dhe potencial;
  • Shitja e produkteve te kompanisë dhe menaxhimi i pagesave;
  • Vizita dhe ndërtimi i marrëdhënieve me klientët duke përmbushur kërkesat e tyre;
  • Monitoron gjendjen e stokut dha përkujdesët për afatet e skadimit të produkteve;
  • Organizon promocione dhe aktivitete tjera taktike të shitjes për të realizuar rritjen dhe prezencën në treg:
  • Mirëmbanë freskinë e produkteve duke implementuar parimin FIFO (first in - first out);
  • Kujdeset për vendosjen dhe mirëmbajtjen e çmimeve me pakice të produkteve;
  • Vendosja dhe mirëmbajtja nëpër pika shitëse e materialeve promovuese sipas strategjisë se brendeve përkatëse;
  • Mbledhja e informatave nga tregu dhe raportimi ne kompani;
  • Raportimi dhe koordinimi me mbikëqyrësin;
  • Respektimi i orarit dhe itinerarit (rute planit) të vizitave të përditshme në teren;
  • Kryen edhe punë tjera në përputhje me vendin e caktuar të punës sipas rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuara nga ana e Kompanisë dhe menaxherit mbikëqyrës;

Vozitës - Përgjegjësitë kryesore:

  • Realizon transportimin e mallit nga depo tek blerësit në tërë territorin e Kosovës;
  • Sipas nevojës të transportojë mallra për nevojat urgjente të Kompanisë;
  • Përgjegjës për mallin e ngarkuar në mjetin motorik të cilin e drejton;
  • Vozitja e mjetit motorik të kompanisë si dhe përgjegjësia për mjetin motorik kur e drejton atë;
  • Përkujdeset për përdorimin racional dhe mirëmbajtjen e rregullt të kombit;
  • Kryen punë të tjera sipas nevojës së kompanisë dhe natyrës së punës;
  • Të jetë i përgjegjshëm duke respektuar standardet dhe rregullat e punës;
  • Të merr përgjegjësi dhe të ofroj llogaridhënie;

Mbikëqyrja:

  • Agjent-e të shitjes Pika B punon nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë dhe raporton tek Menaxheri Regjional.
  • Vozitës punon nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë dhe raporton tek Kryedepoisti dhe Menaxheri.

Kushtet e përgjithshme për pozitën Agjent-e shitje pika B dhe Vozitës:

  • Të kenë të kryer së paku shkollën e mesme;
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo në grup;
  • Gatishmëri për punë nën kushte presioni dhe punë me orar fleksibil;
  • Preferohet të ketë përvojë pune në pozitën përkatëse;
  • Të posedojë patentë shofer kategoria B.

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë direkt përmes butonit "Apliko Këtu" ose të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën: [email protected] .

Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni dhe regjioni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohem në fazat e mëtejme të rekrutimit Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu