
“ARTMOTION” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, po kërkon talentë të rinjë dhe energjik për të iu bashkuar ekipit si:
Asistent i Skemës Programore
Cili është roli yt:
- Përpilimi i skemës javore te programeve;
- Kontrollimi i detajeve të programeve;
- Bartja e informacioneve në EPG;
- Përgatitja e promove;
- Promovimi i kontentit në kanale të platformës;
- Raportimi në baza ditore, javore dhe mujore te Drejtori i Platformës Televizive.
- Përkthimi i materialeve filmike nga gjuha Angleze në gjuhën Shqipe, adaptimi i përkthimeve të filmave dhe përgatitja e materialeve për vendosjen e titrave.
Kërkesat tona:
- Diplomë Universiteti (e preferueshme) dhe/ose Diploma e shkollës së mesme;
- Njohuri teknike bazë;
- Njohje të gjuhës Angleze (e domosdoshme);
- Pasion për mediat dhe dëshirë për të sjellë ndryshim;
- Vëmendje ndaj detajeve dhe mendim kreativ.
Çka ofron Artmotion?
- Pagë konkurruese si dhe bonuse mujore.
- Sigurim shëndetësor dhe shujtë ditore.
- Ambient mbështetës dhe dinamik pune.
- Mundësi të qarta për zhvillim dhe avancim në karrierë.
Hapat për aplikim:
- CV-në
- Dëshmitë shkollore;
Email për aplikim: hr@artmotion.net
Afati i fundit për aplikim: 29 Qershor 2025, ora 16:00
Subjekti i email-it: Asistent i Skemës Programore
Aplikimet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.
Apliko shpejtë përmes sistemit!