business

Për anëtarë të pavarur të Bordit të Drejtorëve të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore

  • star Publikuar: 18-05-2023
  • star Skadon: 01-06-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 29222

Në mbështetje të Nenit 16, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.4 të Ligjit Nr. 05/L-057 për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligin nr.08/L-138, si dhe Nenit 9, paragrafi 3 të Statutit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), shpall këtë:

KONKURS

Për anëtarë të pavarur të Bordit të Drejtorëve të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore

18/05/2023

Përshkrimi i Pozitës

Anëtari i pavarur do të shërbejë në Bordin e Drejtorëve të FKGK-së për një mandat katër (4) vjeçar për të mbikëqyrë zhvillimin e FKGK-së duke miratuar politika të shëndosha qeverisëse me qëllim të realizimit të objektivave ligjore dhe institucionale të FKGK-së.

Kualifikimi dhe Përshtatshmëria Profesionale

Për t’u zgjedhur Anëtar i Pavarur i Bordit të Drejtorëve të FKGK-së kandidati duhet të ketë:

  • kualifikim universitar në fushën e ekonomisë, financave, juridikut ose fushë tjetër relevante;
  • të ketë së paku pesë (5) vite përvojë pune në sektorin bankar dhe/ose të shërbimeve financiare, duke përfshirë fushën e kontabilitetit/auditimit;
  • të plotësoj të gjitha standardet e të qenit “i përshtatshëm dhe i duhur” për pozitën, siç përcaktohet me Ligjin Nr. 05/L-057 për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=11339) dhe Ligjin nr. 04/L-093 për Bankat, Institucionet Mikro-Financiare dhe Institucionet Financiare Jo-bankare (http://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2816);
  • të posedoj njohuri të kornizës ligjore dhe rregullative, si dhe sfidave të sektorit bankar dhe financiar, fituar përmes përvojës së punës;
  • aftësi të mira të komunikimit në të folur e në të shkruar në gjuhën shqipe ose serbe dhe angleze;
  • aftësi për të punuar në një mjedis pune me orientim ekipor e pjesëmarrës.

Kriteret Përjashtuese

Një kandidat nuk mund të zgjedhet anëtar i pavarur në Bordin e Drejtorëve të FKGK-së, nëse:

  • është zyrtar i zgjedhur, i emëruar politik apo person që ka mbajtur pozitë të zgjedhur apo udhëheqëse në ndonjë parti politike në çdo kohë gjatë dymbëdhjetë (12) muajve paraprak;
  • është udhëheqës ekzekutiv, anëtar apo udhëheqës i Bordit të ndonjë institucioni financiar të licencuar nga BQK-ja në çdo kohë gjatë dymbëdhjetë (12) muajve paraprak;
  • është duke ushtruar funksionin e shërbyesit civil;
  • është larguar nga posti në një bankë nga BQK-ja;
  • është dënuar nga një gjykatë për vepër penale për të cilën personi është ose ka mundur të dënohet me burgim prej një (1) viti a më shumë, ku nuk ka ekzistuar opsioni i gjobës;
  • ka qenë debitor/e në një procedure falimentimi ose paaftësie paguese brenda dhjetë (10) viteve të fundit;
  • është përjashtuar ose suspenduar nga autoriteti kompetent nga ushtrimi i profesionit për shkak të sjelljes së pahijshme personale;
  • ka qenë drejtor ose menaxher i lartë i një banke, licenca e së cilës është revokuar, apo paaftësia e pagesës ose likuidim tjetër i detyruar (jo vullnetar) i së cilës është iniciuar gjatë mandatit të atij drejtori ose menaxheri të lartë; ose
  • ka çfarëdo konflikti të interesave që për nga natyra, do të shkaktonte që ky person të mos jetë në gjendje që në mënyrë rutinore, me besnikëri, në mënyrë të pavarur dhe objektive t’i përmbushë detyrat e tij si anëtar në Bordin e Drejtorëve të FKGK-së.

Kompensimi

Të gjithë anëtarët e Bordit të Drejtorëve, me përjashtim të Drejtorit Menaxhues të FKGK-së, marrin kompensim të arsyeshëm për pjesëmarrje në mbledhjet e Bordit dhe në mbledhjet e komitetit të Bordit. Lartësia e kompensimit është e rregulluar me Statutin dhe Politikat e brendshme të FKGK-së.

Informatë e përgjithshme për kandidatët lidhur me procedurat e aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë:

  • Curriculum Vitae (CV) që përfshin emrat dhe informatat kontaktuese të tre personave që mund të kontaktohen nga paneli rekrutues;
  • Letër Motivuese;
  • Një deklaratë nën betim të nënshkruar, në të cilën kandidati i interesuar deklaron se të gjitha informatat e dhëna në CV dhe Letër Motivuese janë të vërteta dhe të sakta dhe është i/e vetëdijshëm/me se çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipërpërmendur, do të rezultojë në diskualifikimin e menjëhershëm nga shqyrtimi i mëtutjeshëm.

Shqyrtimi i aplikacioneve dhe njoftimi i kandidatëve

Procesi i rekrutimit të kandidatëve potencialë për pozitën e shpallur “Anëtar i Pavarur i Bordit të Drejtorëve të FKGK-së” do të zhvillohet dhe menaxhohet nga donatorët e FKGK-së konform autorizimeve ligjore të përcaktuara me Ligjin Nr. 05/L-057 për Themelimin e FKGK-së. Menaxhmenti dhe stafi administrativ i FKGK ofrojnë mbështetjen e nevojshme sekretariale.

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për këtë pozitë do të njoftohen për rezultatin pas përfundimit të shqyrtimit të aplikacioneve nga donatorët e FKGK.

Pas shqyrtimit të aplikacioneve, donatorët rezervojnë të drejtën që të mos thërrasin asnjë, të thërrasin një ose më shumë se një kandidat potencial në intervistë gojore. Donatorët gjithashtu rezervojnë të drejtën që të ndërpresin procesin e rekrutimit në mungesë të kandidatëve potencial të përshtatshëm.

Pas përfundimit të procesit të rekrutimit, kandidati/ja e suksesshme do t’i nënshtrohet një procesi të verifikimit për të vlerësuar nëse plotëson kriteret e “i përshtatshëm dhe i duhur”, siç përcaktohet me Ligjin nr. 04/L-093 për Bankat, Institucionet Mikro-Financiare dhe Institucionet Financiare Jo-Bankare.

Afati për aplikim:

Aplikacionet duhen të dorëzohen vetëm në formë elektronike në këtë email adresë: [email protected] jo më vonë se data 01/06/2023.