business

Asistent Magazine

  • star Publikuar: 12-06-2024
  • star Skadon: 12-07-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Depo
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1479

DELTA CORPORATION përbëhet nga kompanitë Delta & Delta Home, DAST, Deutschcolor, Thermoswiss, DC Industries & DC Invenstment.
DELTA CORPORATION është lider në tregtimin dhe prodhimin e një game të gjerë produktesh,duke punuar dhe duke pasur ekskluzivitetin e disa kompanive më të njohura ndërkombëtare.

Per me shume informacion: https://www.deltacorporation.eu/

Në fokusin tonë primar janë komunikimi, klima harmonike dhe shpirti i skuadrës në ambjentin e punës.
Gjithashtu, vlerësimi /bonuse, sipas një skeme motivimi në referencë të performancës dhe vjetërsis në punë janë një tjetër politik sociale e grupit tonë.
Është kënaqësi për ne të mirëpresim kandidatë që na vlerësojnë dhe dëshirojnë të jenë pjesë e DELTA CORPORATION.

Pozicioni për të cilin mund të aplikoni: Asistent Magazine
(Departamenti i Magazinimit dhe Logjistikes)

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Kujdeset për furnizimet që vijnë në magazinë, shkarkon produktet duke i vendosur në rafte/paleta të ndara sipas kodeve/llojit të produktit duke u siguruar për ruajtjen e cilësisë së tyre.
  • Asiston përgjegjësin e magazinës në përgatitjen e porosive për klientët, dhe ngarkon mjetin me mallrat që do t’i dërgohen klienti.
  • Raporton në mënyrë të menjëhershme te përgjegjësi i magazinës për çdo dëmtim, parregullsi, ose mangësi teknike e cila mund të përbëjë shkak për dëmtimin e cilësisë së produkteve.
  • Sistemon në mënyrë të vazhdueshme produktet, duke u siguruar në ruajtjen e cilësisë së produkteve.
  • Zbaton të gjitha detyrat e tjera të cilat i ngarkohen për t’u kryer nga përgjegjësi i magazinës.

AFTËSITË:

  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësitë për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
  • Ndjenjë përgjegjësie;
  • Aftësi për të ruajtur qetësinë gjatë situatave me stres të lartë dhe për të ruajtur fokusin mbi objektivat përfundimtare.

KERKESAT:

  • Arsimi i mesem (i larte perben avantazh),
  • Eksperienca te ngjashme ne fushen e shperndarjes, distribucionit ne tregun shqiptar rreth 2 vite,
  • Aftesi shume te mira komunikuese, organizative dhe menaxhuese,
  • Te jete i gatshem te pershtatet, te marre pergjegjesi dhe te jete i besueshem,

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutem dërgoni CV me foto dhe dokumentat tuaja plotësuese, duke përcaktuar pozicionin për të cilin aplikoni, në adresën:
[email protected],
[email protected],
Nr. tel: +38349 625 006.

Me miresjellje ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, DELTA CORPORATION.

Tek ne CV-ja juaj eshte e sigurte dhe do te trajtohet me konfidencialitet te plote.