business

Telesale (4)

  • star Publikuar: 06-08-2024
  • star Skadon: 11-08-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 4
Vendi i punës Prizren, Lipjan
Shikime 716

Würth Kosova Shpk shpallë konkurs për:

TELESALE

2 Pozita (Prizren), 2 Pozita (Lipjan)

Würth-Kosova Shpk është pjesë e koncernit botëror WÜRTH-GROUP dhe njëra nga kompanitë lidere në Republikën e Kosovës. Merremi me shitjen dhe distribuimin e produkteve për auto/cargo, metal, industri të drurit dhe ndërtimit (montim dhe elemente lidhëse për prodhim industrial, vegla të ndryshme dore, vegla elektrike, motorike ose me bateri, pajisje mbrojtëse, bulona, materiale shpenzuese për industrinë automobilistike, elemente lidhëse për mobilieri dhe karpentieri, produkte teknike-kimike etj).

Profili dhe cilësitë tuaja:

Keni përvojë shitjesh dhe shkathtësi komunikimi? Keni kompetencë në fushat teknike (industrinë e makinerisë, elektronikës apo kimike) dhe dëshironi të shkëmbeni njohuritë tuaja dhe përvojën nëpërmjet shitjes? Keni eksperienca të më parshme që keni përdorur ndonjë program financiar. Keni eksperienca si shitës apo faturist në dyqane fizike? Atëherë, aplikoni në konkursin tonë për pozitën Telesale – (shitje përmes telefonit dhe dyqanit)

Kriteret dhe kualifikimet e nevojshme:
• Shkathtësi të komunikimit dhe krijimit të raporteve biznesore,
• Preferohet të keni përvojë në shitje përmes telefonit, si agjent tregtar ose në pozita të ngjashme,
• Aftësi organizimi dhe planifikimi,
• Shkollim të mesëm ose universitar.

Përgjegjësitë tuaja në Würth:

  • Analiza e historikut të shitjes, analiza e borxheve, komunikimi periodik përmes telefonit, e-mail-it ose përmes rrjeteve sociale,
  • Hulumtimi i tregut për blerës potencial,
  • Përgatitja e ofertave, distribuimi elektronik i aksioneve dhe ofertave aktuale të shitjes,
  • Ofrimi i informacionit Teknik blerësve lidhur me produktet.

Te ne do të gjeni:

Zhvillim profesional dhe qasje në metodat më të reja dhe inovative, siguri dhe mjedis pune të shkëlqyer të nivelit ndërkombëtar me një harmoni ekipore që lehtëson ambientimin dhe avancimin.

Nëse dëshironi punë në një ambient dinamik, në skuadër ku promovohen vlerat, suksesi dhe qasja e shërbimit ndaj klientit atëherë ju lutemi aplikoni në linkun: https://jobs.hr-bee.com/job/113

Afati i aplikimit deri: 11 Gusht 2024