business

Bashkëpunëtor Ligjor

  • star Publikuar: 02-11-2022
  • star Skadon: 17-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Farmaceutike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 3624

ALKALOID KOSOVË

ALK&KOS PHARMACEUTICALS

Pranë zyrës në Prishtinë shpall konkurs për këtë vend pune:

Ofertë punësimi për Bashkëpunëtor Ligjor - ALK&KOS Pharmaceuticals SH.P.K

Kandidati duhet të posedojë njohuri të larta të ligjeve administrative dhe vendore, njohja e ligjeve europiane do të konsiderohet si përparësi, gjithashtu duhet të ketë aftësi të jashtëzakonshme në hartimin dhe rishikimin e kontratave. Provimi i kaluar i jurisprudencës do të konsiderohet si përparësi por jo kusht për pozitën specifike, megjithatë nëse lind nevoja, kandidati do të kalon gjithashtu edhe provimin e jurisprudencës ose do të bëjë përmirësime të tjera profesionale.

Kualifikimet e nevojshme:

  • arsimi Universitar i përfunduar – Fakulteti Juridik;
  • provimi i kaluar i jurisprudencës do të konsiderohet si përparësi;
  • eksperiencë paraprake në këtë lëmi, së paku një vjeçare;
  • njohuri të shkëlqyer të ligjeve vendore;
  • njohuri të gjuhë Angleze;
  • njohuri të MS Office;
  • njohuritë mbi legjislacionin Europian do të konsideroheshin përparësi;

Detyrat e punës:

  • Përgatitja, hartimi dhe koordinimi i të gjitha kontratave të lidhura nga kompania si dhe të gjithë dokumenteve dhe analizave ligjore të tjera që lidhen me punën e kompanisë;
  • Harmonizimi i punës së Kompanisë me rregulloret ligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës, veçanërisht me Ligjin për Shoqëritë Tregtare, Ligjin për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore, Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Vendin e Punës, etj,
  • Studimi, monitorimi dhe interpretimi i ligjeve, rregulloreve dhe praktikave gjyqësore dhe ofrimi i këshillave ligjore për aktivitetet e përditshme qe lidhen me punët e kompanisë;
  • Monitorimi dhe interpretimi i rregulloreve më të fundit të publikuara në Gazetën Zyrtare të Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe funksionimin dhe rregulloret që kanë të bëjnë me Agjencinë për Barna dhe Pajisje Mjekësore dhe informimin e duhur të kompanisë për këtë çështje;
  • Hartimi i akteve të përgjithshme dhe individuale të kompanisë- rregullore, protokolle, vendime etj.;
  • Kryerja e punëve administrative në kompani;
  • Ndërveprimi me autoritetet kompetente shtetërore, për shembull Ministrinë e Shëndetësisë, Agjensionin për Barna dhe Pajisje Mjekësore dhe autoritete të tjera shtetërore;
  • Bashkëpunimi me sektorin e marketingut mjekësor dhe sektorë të tjerë në kompanisë;
  • Monitorimi i prokurimeve publike në fushën e veprimtarisë së kompanisë dhe raportimi i tyre tek eprorët dhe drejtori i kompanisë;
  • Implementimi i proceseve në kuadër të selisë në Shkup, në kompani, në fushën e përputhshmërisë korporative, mbrojtjes së të dhënave personale dhe pronësisë intelektuale (marka tregtare dhe dizajn);
  • Monitorimi i plotësimit të kushteve të përcaktuara në kontratat me tregtarët me shumicë dhe dhënia e paralajmërimit me shkrim në rast të devijimeve;
  • Menaxhimi, organizimi dhe kategorizimi i dokumenteve ligjore dhe menaxhimi i dokumenteve arkivore;
  • Komunikimi i rregullt dhe dërgimi i raporteve në selinë në Shkup;

Shkathtësitë/Aftësitë:

  • Kolegjialiteti, fleksibiliteti, vendimmarrja analitike, dëshira për të mësuar dhe për të përparuar;
  • Aftësitë komunikuese, ndërpersonale;
  • Person i përgjegjshëm, i përkushtuar dhe lojal;
  • Aftësia për të krijuar zgjidhje në situata të kufizuara dhe në afate të shkurtra;
  • Konfidencial gjatë kryerjes së detyrave të punës;

Kushtet e punës:

  • Mundësi të vazhdueshme për zhvillim profesional dhe personal në kompani;
  • Angazhimi nga e Hëna në të Premte, 40 orë në javë.

Letra e motivimit, biografia e shkurtër me fotografi dhe kopja e diplomës se fakultetit të dërgohen në gjuhën angleze në adresën e mëposhtme:

[email protected] dhe [email protected]

Konkursi zgjat 10 (dhjetë) ditë pune nga dita e shpalljes.

ALK&KOS Pharmaceuticals

Magjistralja Prishtinë-Shkup (km.i shtatë)

Laplje Selo, 10500 Graçanicë, Kosovë;