Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Mirëmbajtje
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
830
Shield Recruitment & HR kërkon Mbikqyrës i Mirëmbajtjes (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhon dhe udhëheqë punën e njësisë dhe të punësuarëve
- Organizon dhe kujdeset për përmbushjen e të gjitha obligimeve të njësisë;
- Planifikon buxhetin e njësisë dhe propozon masa për zbatimin e tij;
- Në bashkëpunim me departamentin përgjegjës lidhur me personelin e njësisë që e menaxhon ndihmon në cështjet e personelit si: avancim, gradim apo ulje profesionale, rekrutim, pushim nga puna, identifikim te nevojave për trajnim, personel shtesë, masa disiplinore;
- Përgatit orarin e punës në baza javore duke u siguruar që performanca e personelit është në nivelin e pritshmërive;
- Harton raporte javore dhe mujore mbi punën e kryer dhe problemet eventuale të punës dhe informon menaxhmentin e lartë me çdo informatë lidhur me progresin e korporatës;
- Përgjegjës për organizimin, koordinimin dhe kontrollin e punës në njësinë e mirëmbajtjes, i cili përfshinë, instalimet elektrike, rrjetin e ujësjellësit, të kanalizimit dhe hidrantëve, ngrohtoren dhe ventilimin, etj;
- Përgjegjës për mirëmbajtjen dhe kujdesin e shtuar të aparateve kundër zjarrit, afatet e përdorimit të tyre (afatet e atesteve), tokëzimin, rrufepritësin etj;
- Përgjegjës për përkujdesjen dhe sigurimin e kushteve më të mira të mbrojtjes nga zjarri, koordinon punën për mënjanimin e avarive si: rrjetit elektrik, instalimeve, rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit si dhe të mirëmbajtjes së ngrohtores dhe të ventilimit të objektit;
- Përgjegjës për ruajtjen e projekteve dhe të skemave të ndërtimit të objektit të Swiss Diamond Hotel;
- Përgjegjës për të propozuar masa për vendosjen e pajisjeve teknike, si gjeneratorë dhe sisteme të reja teknike si dhe jep udhëzime për mirëmbajtjen e këtyre pajisjeve;
- Përkujdeset për dhënien e udhëzimeve lidhur me racionalitetin e punës dhe vendosjen e masave mbrojtëse në punë për personelin e mirëmbajtjes;
- Përkujdeset për ruajtjen e rregullit dhe të qetësisë në hotel;
- Përkujdeset për sigurimin e standardeve më të larta të sigurisë në punë dhe pastërtisë;
- Përkujdeset për mbikëqyrjen dhe sigurimin se standardet e mirëmbajtjes dhe të sigurisë së hotelit, a janë arritur në një kualitet të lartë, marrja e masave parandaluese për evitimin e prishjeve eventuale si dhe organizimin për evitimin e menjëhershëm të të gjitha prishjeve;
- Përkujdeset për të gjitha veprimet e ndërmarra, gjatë kryerjes së detyrave të punës, për të cilat është kompetent, për kualitetin e punëve të kryera, shfrytëzimin racional të veglave dhe të mjeteve të punës me të cilat është ngarkuar;
- Përkujdeset për testimin e instalimeve dhe pajisjeve elektrike dhe riparimin dhe mirëmbajtjen e tyre;
- Përkujdeset për evidencën e punëve të kryera dhe të materialit të shpenzuar për të informuar Menaxhmentin;
- Përkujdeset që në librin e posaçëm të mbajë evidencë për çdo punë të kryer apo ndryshim të procesit të punës ose evidenton çdo parregullsi dhe prishje që është evituar gjatë procesit të punës;
- Përkujdeset që mban dokumentacionin e të gjitha pajisjeve të hotelit dhe monitoron funksionimin e tyre sipas rekomandimeve të dokumentacionit të makinerisë;
- Përgjegjës për organizmin e punëtorëve në cdo kohe kur kërkohet intervenim për evitim të ndonjë prishje apo problematike në Hotel;
- Përgjegjëse që procesi i mirëmbajtjes të jetë sa më ekonomik dhe rentabil, duke shfrytëzuar në mënyrë të arsyeshme produktet, pajisjet dhe energjinë;
- Përgjegjëse për zbatimin e politikave të Hotelit;
- Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës së eprorit, e të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij;
- Mirëmban të gjitha pajisjet elektrike që janë në përgjegjësi të tij dhe respekton standardet ndërkombëtare higjieno sanitare;
- Përgjegjës për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e të punësuarve apo e klientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L 06/082);
- Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;
- Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje në punë, mbrojtje nga zjarri dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punë
Kualifikimet;
- Përgatitje profesionale (minimum shkollën e mesme) në fushën e makinerisë, preferohet të diplomuarit si inxhinier i makinerisë;
- Të ketë së paku 5(pesë) vite përvojë pune në mirëmbajtje të hoteleve;
- Integritet të lartë dhe etikë
- Aftësi të dëshmuara menaxhimi dhe organizimi
- Aftësi dhe njohuri të mira kompjuterike
- I aftë të punoj nën presion dhe fleksibil
- Shkathtësi të mira komunikimi dhe njohja e gjuhes angleze
- Të mos jetë nën hetime
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 28 Qershor 2024 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.