Kërkesë për Shprehje Interesi
Data: 19 dhjetor 2023
Shteti: Kosova
ID e projektit: P171098
Emri i Kreditit të Bankës Botërore: Projekti për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës
Konsulencë për përmirësimin e mekanizmit të reagimeve dhe ankesave për projektin për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës (SAS) (përmirësimi i qasjes dhe përdorimit)
PRAPAVIJA
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFLT) e Republikës së Kosovës ka marrë kredi nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) në shumën 47 milion EUR për financimin e Projektit të Reformës së Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës. Qëllimi i projektit është të përmirësojë barazinë dhe përshtatshmërinë e rrjetit të sigurisë shoqërore të Kosovës. Përmirësimi i kapitalit do të përfshijë zgjedhjen e përfituesve të SAS bazuar në statusin e varfërisë (në vend të kategorive), duke siguruar përfitime më adekuate, përfshirë një rritje të përfitimit për individ për familjet më të mëdha, dhe duke siguruar që përfituesit e aftë për punë të përfitojnë nga masat e aktivizimit. Përmirësimi i përshtatshmërisë i referohet rritjes së kapacitetit të rrjetës së sigurisë shoqërore të Kosovës për t'iu përgjigjur ndryshimeve në nivelin e varfërisë, si dhe për tronditjet, përfshirë ato që janë të shkaktuara nga klima, për të minimizuar ndikimet negative në nivelin e varfërisë së familjeve. Këto objektiva do të arrihen duke mbështetur qeverinë për (a) reformimin e hartimit të SAS, (b) investime në sistemet e ofrimit të SAS, dhe (c) rritje e vlerës së përfitimit të SAS për të zbutur efektet ekonomike të Pandemisë Covid-19. Së bashku, këto investime parashikohen të drejtojnë një rrjet të sigurimeve shoqërore që është më i arritshëm për familjet më të varfëra, siguron përfitime më domethënëse, dhe mund të zgjerohet në përgjigje të ndryshimeve në nivelet e varfërisë ose tronditjeve.
Për të arritur këto objektiva, është thelbësore krijimi i mekanizmit të reagimeve dhe shqyrtimit të ankesave për përfituesit e projektit, MFPT/Departamenti i Skemave Sociale (DSS), NJKP, QPS, APRK dhe palët e tjera të interesit. Ky TeR përshkruan detyrat specifike që duhet të kryhen në zhvillimin e këtij mekanizmi.
OBJEKTIVI I ANGAZHIMIT
Objektivi kryesor i angazhimit është të vlerësojë, hartojë dhe zbatojë një mekanizëm reagimi dhe ankese që siguron komunikim efektiv dhe përmirësim të vazhdueshëm për përfituesit e projektit dhe palët përkatëse të interesit.
FUSHËVEPRIMI
Konsulenti do të bashkëpunojë ngushtë me Eksperten Sociale të NJKP, duke shfrytëzuar progresin e bërë nga kjo e fundit dhe duke avancuar së bashku rezultatet e përshkruara në TeR. Detyrat specifike që priten nga kjo konsulencë përfshijnë si më poshtë:
A. Vlerësimi i Mekanizmit Ekzistues
- Të vlerësojë mekanizmin ekzistues formal dhe joformal të reagimeve dhe ankesave në nivel lokal dhe qëndror.
- Të vlerësojë infrastrukturën fizike ekzistuese të reagimeve dhe mekanizmave të ankesave në nivele të ndryshme
- Të vlerësojë aranzhimet institucionale dhe ekzistimin e procedurave, politikave formale brenda Ministrisë
- Identifikimi i ankesave dhe konflikteve të mundshme që mund të lindin si rezultat i Projektit të Reformës së Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës (p.sh., ndryshimet në shpërndarjen e përfitimeve, masat e aktivizimit).
- Karakterizimin e modeleve dhe tendencave aktuale të ankesave, duke përfshirë shkaqet dhe rezultatet e tyre.
- Identifikimi i fuqive aktuale institucionale dhe boshllëqeve të kapaciteteve në lidhje me zgjidhjen e ankesave. Për të vlerësuar elementët thelbësorë të sistemit të reagimeve dhe ankesave (Kultura, Parimet, Njerëzit, Procesi, Analiza)
- Mbështetje në organizimin dhe lehtësimin e punëtorive me pjesëmarrjen aktive të Departamenteve përkatëse të Qeverisë, Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC-të), dhe veçanërisht, grupeve përfituese për të hartuar në mënyrë bashkëpunuese Korinizën e Mekanizmit të Reagimeve dhe Ankesave.
B. Zhvillimi i Kornizës
- Zhvillimi i kornizës gjithëpërfshirëse të Mekanizmit të Reagimit dhe Shqyrtimit të Ankesave, që përfshin proceset, procedurat, përgjegjësitë dhe afatet kohore.
- Zhvillimi i planit për përdorimin e pikave të forta ekzistuese dhe mbylljen e boshllëqeve të identifikuara të kapaciteteve për të siguruar zgjidhje efikase të ankesave.
- Zhvillimi i një grup modelesh të standardizuara të përgjigjeve për lloje të ndryshme të ankesave, dhe reagimeve të marra përmes Mekanizmit të Reagimit dhe Ankesave.
- Në udhëheqjen e Ekspertit Social të NJKP dhe udhëzimit të ekipit të Bankës Botërore, të bëhet identifikimi dhe vendosja e shtigjeve të referimit për rastet e mundshme te ngacmimit seksual dhe abuzimin (SEA) duke siguruar që raste të tilla adresohen herët dhe në përputhje me protokollet e vendosura.
- Përcaktimi i rolit dhe përgjegjësive të qarta për secilën palë të interesit të përfshirë nga niveli lokal në qëndror.
C. Plani i Përmirësimit të Vazhdueshëm
- Propozimi i planit për përmirësimin e vazhdueshëm të mekanizmave të reagimeve dhe ankesave për të adresuar sfidat në zhvillim dhe për të rritur efektivitetin me kalimin e kohës.
- Këshillon DSS-në dhe NJKP-në për mënyrat se si mund të ndahen dhe të përdoren analiza e reagimeve dhe ankesave për të informuar vendimin e menaxhmentit.
- Zhvillon strategji për monitorimin dhe vlerësimin e performancës së mekanizmit të reagimeve dhe ankesave.
- Në koordinim me konsulencën e komunikimit dhe shtrirjes, siguron komunikimin në kohë të mekanizmit përfundimtar të reagimeve dhe ankesave për të gjithë palët përkatëse të interesit, përfshirë përfituesit e projektit, përfituesit e SAS dhe përfituesit e aktivizimit.
- Propozon azhurnimin e planit të angazhimit të palëve të interesit të projektit (SEP) për të pasqyruar mekanizmin e reagimit dhe shqyrtimit të ankesave.
- Lehtëson një seri prej të paktën tre (3) sesioneve trajnimi gjithëpërfshirëse si për stafin me kohë të plotë ashtu edhe për stafin e përkohshëm të MFLT/DSS, NJKP, QPS, APRK mbi Mekanizmin e Reagimit dhe Ankesave.
KUALIFIKIMET
Konsulenti i Mekanizmit të Regimeve dhe Shqyrtimit të Ankesave duhet të përmbushë kërkesat e kualifikimit të mëposhtëm:
- Diplomë Master në Punën Sociale, Administratë Publike, Juridik/Drejtësi, Zgjidhjen e Konflikteve ose një disiplinë shoqërore përkatëse.
- Minimum 3 vjet përvojë në projektet zhvillimore, mundësisht me Bankën Botërore.
- Përvojë e demonstruar duke punuar me ministritë dhe komunat, veçanërisht në sektorin e ndihmës sociale dhe shërbimeve sociale.
- Një portofolio me një minimum prej tre raporteve ose kontratave, duke theksuar ekspertizën në vlerësimet e nevojave, zhvillimin e kornizës, lehtësimin e punëtorive dhe hartimin e proceseve që lidhen me temat sociale.
- Njohuria e gjuhës shqipe dhe anglisht është obligative/thelbësore, njohuria e gjuhës serbo-kroate konsiderohen përparësi.
- Njohuri dhe respektim të rregulloreve kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me asistencën sociale ose sektorin social, mundësisht njohuri mbi Kornizat Mjedisore dhe Sociale të Bankës Botërore (ESF).
- Përvoja në lidhje me zhvillimin e mekanizmave të reagimeve dhe ankesave është avantazh.
- Aftësia e provuar për të propozuar dhe zbatuar strategji efektive për monitorimin dhe vlerësimin e performancës së proceseve dhe procedurave është një avantazh i rëndësishëm.
REZULTATET
No. | Raportet
| Afati kohor (pas nënshkrimit të kontratës) |
1. | Një raport gjithëpërfshirës i vlerësimit të mekanizmave ekzistues të reagimeve dhe shqyrtimit të ankesave në të gjitha nivelet sipas Pjesës A. Vlerësimi i mekanizmave ekzistues | 4 javë |
2 | Një kornizë e integruar e Mekanizmit të Reagimeve dhe Ankesave, duke përfshirë të gjitha detyrat sipas pjesës B. Zhvillimi i Kornizës | 6 javë |
3 | Materialet e trajnimit dhe raporti i trajnimit të të paktën tre (3) sesioneve gjithëpërfshirëse si për stafin me orarë të plotë ashtu edhe për stafin e përkohshëm të MFPT/DSS, NJKP, QPS-të dhe APRK, në Mekanizmin e Reagimeve dhe Shqyrtimit të Ankesave | 9 javë |
4 | Propozime për përditësimin e Planit të Angazhimit të Palëve të Interesit të projektit (SEP) për të pasqyruar Mekanizmin e Reagimeve dhe Ankesave dhe strategjitë për monitorimin dhe vlerësimin e performancës së mekanizmit. | 10 javë |
5 | Zhvillimi i strategjive për monitorimin dhe vlerësimin e performancës së Mekanizmit dhe mbështetja e NJKP në proceset e Monitorimit dhe Vlerësimit për Mekanizmin gjatë zbatimit të pilotit | 7 muaj |
6 | Raporti final | 11 muaj |
Raportet dhe i gjithë komunikimi me shkrim në lidhje me çështjet e Projektit do të jenë elektronike dhe në anglisht.
MFPT përmes NJKP dhe DSS do të japë komente për të gjitha raportet brenda 1 jave. Pas marrjes së komenteve, Konsulenti do të ketë 1 javë kohë për të përditësuar rezultatet. Nëse raportet janë të kënaqshme, MFLT do t`i miratojë brenda një jave. Në rast se dorëzimi ende nuk është i pranueshëm, MFLT dhe Konsulenti do të diskutojnë kushtet e kontratës dhe do të bien dakord se si të vazhdohet.
KOHËZGJATJA DHE PLANI I PAGESËS
Angazhimi pritet të zgjasë 12 muaj (janar-dhjetor 2024) dhe do të përfshijë 60 ditë angazhimi. Konsulenti pritet të ketë prani të vazhdueshme fizike në terren gjatë zbatimit të kontratës.
Konsulenti do të paguhet sipas planit të mëposhtëm:
Nr. | Caqet | Pagesat |
1. | Nënshkrimi i kontratës | 10% |
2. | Rezultati 1 i aprovuar | 20% |
3. | Rezultatet 2 dhe 3 të aprovuara | 30% |
4. | Rezultatet 4 dhe 5 të aprovuara | 30% |
5. | Raporti final i aprovuar | 10% |
MARRËDHËNIET DHE DETYRIMET E RAPORTIMIT
Konsulenti do t'i raportojë Koordinatorës së Projektit përmes Ekspertes Sociale të Njësisë së Kordinimit për Projektin e Reformës së Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës.
Konsulenti do të jetë i disponueshëm për konsultime me ekipin mbështetës të Bankës Botërore.
Konsulentët e interesuar duhet të japin informacione që tregojnë se ata kanë kualifikimet e kërkuara dhe përvojën përkatëse për të kryer shërbimet.
Kriteret e vlerësimit janë:
Përshkrimi | Pikët |
Kualifikimet e konsulentëve (pikat 1, 2 dhe 8) | 30 pikë |
Përvojë dhe njohuri në detyra të ngjashme (pikat 3, 5 dhe6) | 40 pikë |
Kontrata/raporte nga detyrat e mëparshme (pikat 4 dhe 7) | 30 pikë |
Vëmendja e Konsulentëve të interesuar tërhiqet tek Seksioni VII, paragrafët, 7.34, 7.35, 7.36 dhe 7.37 të “Rregulloreve të Prokurimit për Huamarrësit IPF” të Bankës Botërore korrik 2016 (“Rregulloret e prokurimit”), që parashtron politikën e Bankës Botërore për konfliktin e interesit.
Një Konsulent do të zgjidhet në përputhje me metodën e Konsulentit Individual (IC) mbi marrëveshjet e Marrëveshjes Kornizë, të përshkruara në Rregulloret e Prokurimit dhe duke ndjekur kriteret e vlerësimit të përmendura më sipër.
Informacione të mëtejshme mund të merren në adresën e mëposhtme gjatë orarit të punës, pra nga ora 08:00 deri në 16:00.
Shprehjet e interesit duhet të dorëzohen në version elektronik në adresën e mëposhtme (me e-mail) deri të Premtën, 05 janar 2024 deri në orën 16:00, dhe duhet të përfshijnë:
- CV
- Dëshmi kualifikimi (diploma dhe certifikata)
- Minimumi 3 referenca që vërtetojnë përvojën e punës në fushën e kërkuar
- Minimumi 3 mostra raportesh ose kontratash që theksojnë ekspertizën sipas nevojës
Projekti për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës (KSASRP)
Njësia e Koordinimit të Projektit – PCU
Rruga UÇK, Nr.1, Qafa, 10 000 Prishtinë, Kosovë
E-mail: [email protected]