business

SHPALLJE E INTERESIT: Materiale promovuese

  • star Publikuar: 25-07-2023
  • star Skadon: 28-07-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Gjakovë
Shikime 15510

SHPALLJE E INTERESIT

Autoriteti Kontraktues: Green Art Center – Prishtina

Në kuadër të partneritetit në implementimin e aktiviteteve vetëdijesuese mjedisore për ndarjen në burim të mbeturinave të riciklueshme “EkoGjakova’’ në institucionet edukative dhe lagje në Komunën e Gjakovës; sipas projektit “EkoGjakova”- Pilotimi i ndarjes së mbeturinave në burim (fraksioni organik dhe të thatatë riciklueshme).
Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e menaxhimit të Integruar të mbeturinave me fokus në implementimin e reformave në sektorin e trajtimit dhe riciklimit të mbeturinave, zbatimin e pilot projekteve për riciklim dhe sigurim të efikasitetit të grumbullimit të ndarë të mbeturinave të riciklueshme, GAC si bashkëimplementues, monitorues dhe mbikqyrës i procesit të implementimit të aktiviteteve mjedisore përmes këtij njoftimi publik fton kompanitë/operatorët ekonomik të specializuar në shërbime profesionale për ofrimine shërbimeve për poshtëcekura:

  1. Disajnimi dhe printimiI materialeve promovuese
  2. Furnizim me materiale promovuese shtypi (t-shirts, Jeleke, doreza mbeturina, banner etj)
  3. Furnizim me pajisje për aktivitete në shkolla (10 pako set cmime për shkolla);
  4. Organizimi i eventit përmbyllës të projektit EkoGjakova
  5. Video spot promovues per riciklim - Realizimi i 2 video spote promovuese dhe vetëdijesuese sipas minutazhës 20-30 sekonda. Në cmim përfshihet edhe narracioni dhe realizimi I plotë I spoteve.

Kushtet e përgjithshme

Kompania e interesuar/organizata duhet t’i ofrojë GAC :

  • Dokumentet e regjistrimit (çertifikata e bisnesit/regjistrimit dhe numri fiscal/numri unik), të dhënat e kompanisë (emri, numri I xhirollogarisë) data e regjistrimit dhe statute;
  • Listë të stafit menaxhues të projektit dhe stafit menaxhues të aktiviteteve/eventeve që do të organizohen
  • Referencë për ofrimin e produkteve të ngjajshme

Kompanitë dhe organizatat e interesuara të aplikojnë për këtë thirrje duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara si më sipër në email adresën [email protected] me lëndën “Shprehje interesi për zhvillimin e eventit“EcoGjakova” jo më vonë se më datë 28 Korrik,2023, apo në formë fizikenë adresën Rr. “Muharrem Fejza”,Kompleksi Princesha, 10 000, Prishtinë, Kosovë. Kompanitë e interesuara do të mund të kërkojnë dosjene produkteve të kërkuara sipas afatit të lartëcekur.

Për informata shtesë mund të adresoheni në email në administratën e Green Art Center në [email protected]g deri më datë 28.07.2023 ora 15:00.

Data për aplikim është 28 Korrik,2023, jo më vonë se në ora 15:00.