business

Menaxher i Përgjithshëm (1), Serviser të pajisjeve elektronike (2), Monter i paisjeve (1)

  • star Publikuar: 19-03-2025
  • star Skadon: 01-04-2025
Kategoritë Të tjera, Menaxher/e
Numri i pozitave 4
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 137

Rrota Smart Electronics është kompani lider në tregun e skuterëve elektrikë dhe mjeteve të transportit micromobility. Jemi në kërkim të një Menaxheri të Përgjithshëm me përvojë dhe vizion për të udhëhequr dhe zhvilluar më tej kompaninë tonë si dhe / Serviser / Monter për nevoja të zgjerimit të kompanisë.

KONKURS PËR POZITËN: MENAXHER I PËRGJITHSHËM

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Menaxhimi i përgjithshëm i operacioneve të kompanisë, duke siguruar rritjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm.
  • Përcjellja e tregut vendor dhe ndërkombëtar, të produkteve innovative në nivel global dhe trendeve të shitjes,
  • Përgatit planin për zhvillimin e nëndegëve të reja dhe (Kordinon e mbikqyrë hapjen e tyre me nën kontraktor).
  • Harton strategjitë zhvillimore (Planin e shitjes, objektivat, metodat, aktivitetet etj.)
  • Mbikëqyrja e departamenteve kryesore: Shitja, Furnizimi, Servisi dhe Marketingu.
  • Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe motivimi i ekipit për performancë të lartë.
  • Asistimi në shitje me raste, sipas nevojës.
  • Raporton tek Drejtori Menaxhues dhe Pronari.

Kualifikimet e Kërkuara:

  • Diplomë universitare (preferohet Menaxhim Biznesi)
  • Përvojë e dëshmuar në një rol menaxherial (preferohet në shitje ose menaxhim biznesi).
  • Aftësi të forta strategjike dhe analitike për të marrë vendime të drejta
  • Eksperiencë në menaxhimin e një ekipi dhe zhvillimin e kulturës së punës
  • Njohuri mbi tregun e skuterëve elektrikë ose sektorë të ngjashëm është avantazh.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negociimi.

Çfarë Ofrojmë?

Pozitë kyçe në një kompani me rritje të shpejtë.
Pagë konkurruese + bonus vjetor në bazë të performancës.
Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
Ambient dinamik dhe sfidues me mundësi për të ndikuar drejtpërdrejt në suksesin e kompanisë.

__________________________

KONKURS PUNE – SERVISER TË PAISJEVE ELEKTRONIKE DHE MONTER

Pozita: (Serviser të pajisjeve elektronike) 2 Pozita
Paga: 500 euro (me mundësi negocimi, në varësi nga përvoja)
Orari: I plotë

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë e shkollës së mesme (profil teknik preferohet)
  • Minimum 1 vit përvojë pune në fushën e riparimit të pajisjeve elektrike apo mekanike
  • Njohuri mbi funksionimin e skuterëve elektrikë (e preferueshme)
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar kohën

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Diagnostikimi dhe riparimi i skuterëve elektrikë
  • Mirëmbajtja dhe testimi i pajisjeve pas riparimit
  • Identifikimi dhe zëvendësimi i pjesëve të dëmtuara
  • Respektimi i protokolleve të procesit gjatë punës dhe raportimi tek Menaxheri i Servisit

Pozita: Monter i Paisjeve
Paga: 400 euro (fillestare, me mundësi ngritje në varësi të përvojës)
Orari: I plotë

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë e shkollës së mesme
  • Pranohen edhe aplikimet pa përvojë pune në fushë të montimit
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar kohën
  • Patent shoferi Kategoria B

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Montimi i paisjeve të reja
  • Asistimi ndaj Shitjes dhe Servisit gjatë procesit të punës në lëvizje të mallit
  • Detyra të tjera nga fusha e montimit dhe magazinimit
  • Lëvizje interne të mallrave Brenda pikave dhe tek klientët final

Si të Aplikoni?

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në e-mail: [email protected] me subjektin "Aplikim për Menaxher të Përgjithshëm / Serviser / apo Monter"

Konkursi mbetet i hapur deri më: 01.04.2025

Bashkohu me Rrota Smart Electronics dhe bëhu pjesë e suksesit tonë! Lëviz me Rrota!