business

Kërkesë për Shprehje Interesi: Konsulent Lokal për Regjistrin Social dhe Sistemin Informativ

  • star Publikuar: 09-01-2024
  • star Skadon: 02-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2966

Kërkesë për Shprehje Interesi

Data: Janar 09, 2024

Shteti: Kosova

ID e projektit: P171098

Refno: SAS.1.1. ICS. 012

Emri i Kreditit të Bankës Botërore: Projekti për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës

Konsulent Lokal për Regjistrin Social dhe Sistemin Informativ

PRAPAVIJA

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) në Republikën e Kosovës ka pranuar një kredi nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) në vlerë prej 47 milionë euro për financimin e Projektit për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës. Objektivi i projektitështë të përmirësojë barazinë dhe përshtatshmërinë e rrjetit të
sigurisë socialetë Kosovës. Përmirësimi i kapitalit do të përfshijë zgjedhjen e përfituesve të SAS bazuarnë statusin e varfërisë (në vend të kategorive), ofrimin e përfitimeve më të përshtatshme, duke përfshirë një rritje të përfitimit për individ nga familjet më të mëdha,dhe duke u siguruar që përfituesit e aftë për punë të përfitojnë nga masat e aktivizimit.
Përmirësimi i përshtatshmërisë i referohet rritjessë kapacitetit të rrjetit të sigurisë sociale të Kosovës për t'iu përgjigjur ndryshimeve në nivelet e varfërisë në Kosovë, si dhe ndaj tronditjeve, duke përfshirë ato që janë të shkaktuara nga klima, për të minimizuar ndikimet negativenë nivelin e varfërisë së familjeve.
Këto objektiva do të arrihenduke mbështetur qeverinë për (a) reformimin e dizajnit të SAS, (b) investime në sistemet e ofrimit të SAS dhe (c) të rrisë vlerën e përfitimit të SAS për të zbutur efektet ekonomike nga pandemia COVID-19. Së bashku, këto investime parashikohet të çojnë në një rrjet sigurie sociale që është më e arritshëm për familjet më të varfra, ofron përfitime më domethënëse dhe mund të kontraktohet ose zgjerohet në përgjigje të ndryshimeve në nivelet e varfërisë ose tronditjeve.

Sipas Komponentës 1.1. Projekti do të përfshijë një sërë investimesh në sistemet kryesore të ofrimit, të cilat do të përmirësojnë performancën e SAS-it dhe sistemit të mbrojtjes sociale më gjerësisht. Do të ketë dy ndërhyrje
kyçe në lidhje me sistemet e IT-së:

  • Zhvillimi i Sistemit të Menaxhimit të Regjistrit Social (SMRS), i cili është pjesë thelbësore e reformës së SAS-it dhe fundamental për çdo reformëtë sistemit më të gjerë të mbrojtjes sociale. SMRS do të jetë bazë e të dhënaveqë përmban informacion në lidhje me statusin socio-ekonomik të individëve dhe/ose familjeve që do të përdoret nga SAS dhe programet tjera të asistencës sociale dhe skemës pesionale, të tilla si Skema e Sigurimeve Shëndetësore (SHI) dhe subvencionet e energjisë. SMRS do të përmbajë gjithashtu mjete të dizajnuara për të lejuarvlerësimin e statusitsocio-ekonomik (Testi i Mjeteve Financiare (TMF) dhe Testi i Mjeteve të Përafërta (TMP)që së bashku përbëjnë testine ri të varfërisë), dhe informacion nga ministritë në lidhje me programet sociale nga të cilat përfitojnëfamiljet. Në këtë mënyrë, SMRS-ja do t'i mundësojë Qeverisë të shoh se cilat familje përfitojnë cilat ndihma sociale, duke krijuar transparencë në sektor si dhe dëshmitë e bazuara për reforma të mëtejshme të asistencës sociale dhe pensioneve. Zhvillimi i SMRS do të bazohetnë përvojën e fituar përmessistemit ekzistues të informacionit SAS, sistemit të informacionit të ndërtuar për Masën 15 dhe pilotimit të vazhdueshëm të Skemës së Sigurimeve Shëndetsore, dhe do të përfshijë ndërtimin e bazës së të dhënave, hartimin e rregulloreve të nevojshme, procedurat operacionale dhe ngritjene kapaciteteve për Qendrat për Punë Sociale (QPS) për sa i përket trajnimit dhe pajisjeve për të siguruar që ato ta përdorin sistemin ashtu siç synohet.
  • Këto investime në SMRS do të plotësohen duke transformuar Sistemin Informativ të Menaxhimit të SAS-it (MIS) në Sistemin e Integruar të Informacionit të Mirëqenies Sociale (SIMS). SIMS do të jetësistem që do të ofrojë mjete të harmonizuara për administrimin e zinxhirit plotësisht të integruar të ofrimit të mbrojtjes sociale (përhapje- vlerësime-regjistrim-sigurim-mbikëqyrje) për të gjitha përfitimet në të holla jo kontribut dhënëse. Sistemi do të mbështesë proceset e biznesit në zinxhirin e ofrimit tëmbrojtjes sociale për përfitimet ekzistuese në para dhe do të jetë lehtësisht i konfigurueshëm për të mbështetur çdo përfitim të ardhshëm. SIMS do të ndërtohet nëpërmjet përmirësimit dhe përgjithësimit të SAS MIS dhe do të jetë në gjendje të mbështesë çdo skemë të përfitimeve në para jo kontribut dhënëse.
    Administrimi i programeve të mëposhtme do të transferohet fillimisht në SIMS: SAS, Sigurimet Shëndetsore, Përfitimet e Fëmijëve dhe për personat me Aftësi të Kufizuar.


Kjo do të mbështetet duke përmirësuar kapacitetin e Ministrisë dhe QPS-ve për të shfrytëzuar SMRS dhe SIMS. Zbatimi i SMRS dhe SIMS do të kërkojë ndryshim të mjedisit legjislativ, ndryshime në përgjegjësitë institucionale, ngritje të kapaciteteve dhe infrastrukturë më të fortë të TI-së dhe model të qeverisjes së TI-së. Projektido të mbështesë:
(i) Zhvillimin e bazës ligjorepër futjen e SMRS dhe SIMS; (ii) Zhvillimin e procedurave dhe udhëzimeve/rregulloreve
për administrimin e reformuar të
përfitimeve në para; (iii) Riorganizimin e Qendrave për Punë Sociale për të futur funksionin e agjentit social përgjegjës për TMF dhe TMP; (iv) Rritjen e kapacitetit të punonjësve socialë(përshkrimi i punës, aftësitë)
për të mundësuar përdorimin e SMRS, SIMS dhe menaxhimin e rasteve me fokus te klienti; (v) Përmirësimin e infrastrukturës teknike (kompjuterike dhe komunikimit) të QPS-ve për të qenë në gjendje të përdorin SIMS dhe SMRS; (vi) Rritjen e kapacitetit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) për të menaxhuar SMRS, SIMS dhe analizat dhe standardizimin e të dhënave (funksioni i reformuar i TI-së, përshkrimet e vendeve të punës, standardet e shërbimit, procedurat, manualet operacionale, zhvillimi i aftësive, infrastruktura teknike); dhe (vii) Prezantimin e vlerësimit të performancës së orientuar më shumë në vlerësimin e rezultatit dhe ndikimit.

MFPT kërkon një konsulent me përvojë për të mbështetur qeverinë në zhvillimin e kornizës ligjore për zbatimin e SMRS dhe SIMS.

OBJEKTIVAT E DETYRAVE

Objektivat e detyrave janë ofrimi i asistencës teknike për MFPT-në në krijimin e mjedisit të përmirësuar institucional,
rregullator dhe standardizues për zbatimin efektiv të Sistemit Informativ të Mirëqenies Sociale(SIMS) dhe Sistemit
të Menaxhimit të Regjistrit Social(SMRS) në Kosovë.

FUSHËVEPRIMI

Konsulenti do të jetë përgjegjës për detyrat e mëposhtme:

  1. Zhvillimi i kornizësinstitucionale
  2. definimi i roleve dhe përgjegjësive të të gjitha institucioneve të përfshira dhe njësive organizative të MFPT-së,Qendrës për Punë Sociale (QPS), Zyrave Pensionale Rajonale/Lokale) dhe institucioneve të tjera në zbatimin dhe shfrytëzimin e SIMS dhe SMRS;
  3. përcaktimi i ankorimit të qëndrueshëm institucional të menaxhimit dhe koordinimit të përdorimit të SIMS dhe SMRS përmes transformimit të brendshëm të departamenteveaktuale të MFLT për të qenë përgjegjës për menaxhimin e informacionit në sektorin e përgjithshëm të mbrojtjes sociale në Kosovë, potencialisht për të krijuar forma të reja organizative me mandat të tillë, ose si një kombinim i të dyjave;
  4. identifikimi i nevojave për ndryshime në dokumentet ligjore (ligje, rregullore, standarde, sistematizim) të nevojshme për të bërë ndryshimin institucional,
  5. ofrimi i inputeve për planin e ngritjes së kapaciteteve për institucionet që do të përdorin sistemetë reja informacioni.

  1. Mbështetja e ri-inxhinierimit të proceseve të biznesit
  2. analiza e proceseve të punës në lidhjeme përdorimin e SIMS dheSMRS ;

  1. modelimi formal i procesevetë punës me qëllim të ri-inxhinierimit të proceseve të biznesit dhe përgatitjes së specifikacioneve teknike për blerjen e aplikacioneve të sistemeve dhe shërbimeve;
  2. mbështetja dhe ofrimi i këshillave për ekspertët e TI-së përfshirë në projekt për përgatitjen e Rregullave Standarde të Procedurës apo dokumenteve të tjera se si të funksionojnë dheshkëmbehen të dhënat me institucione të tjera për zbatimin e programeve të ndryshme në fushën e mbrojtjes sociale. Identifikimi i nevojave për ndryshime në dokumentet ligjore (ligje,rregullore, standarde, sistematizimi) të nevojshme për të bërë ndryshimin institucional,

  1. Standardizimi i menaxhimit të të dhënave
  2. të kryejë analiza të regjistrave dhe mbledhjen e të dhënave të përdorura në proceset e mbrojtjes sociale (si regjistrat e ndryshëm të përfituesve, kodifikimet dhe klasifikimet standarde të Kosovës, etj.)dhe të propozojë optimizimin e përmbajtjes dhe ndërveprimeve të tyre;
  3. përcaktimin erregullave (të përshkruara në mënyrë thelbësore dhe ligjore) për manipulimin me regjistrat dhe grupet e të dhënave(pronësia, të drejtate qasjes, procedurat administrative për përditësimin e të dhënave, etj.);
  4. propozimi i standardizimit të regjistrave dhe mbledhjes së të dhënave;
  5. analiza e sistemeve aktualetë raportimit dhe propozimi i optimizimit bazuarnë përdorimin e sistemeve të reja të informacionit (kryesisht: SIMS dhe SMRS);
  6. identifikimi i nevojave për ndryshime në dokumentet ligjore (ligje, rregullore, standarde, sistematizimi) të nevojshme për të bërë standardizimin e regjistrave dhe mbledhjen e të dhënave, duke përfshirërregullat për manipulim dhe sisteme të optimizuara të raportimit,
  7. hartimin e marrëveshjeve dhe protokolleve për shkëmbimin e të dhënave ndër institucionale.

Në kryerjen e detyrave të mësipërme, Konsulenti do të punojë ngushtë me Menaxherin e IT-së së Projektit, Departamentin e IT-së të MFPT-së dhe konsulentin ndërkombëtar të sistemeve të informacionit (që do të jetë përgjegjës për pjesën teknike të punës së IT-së).

KUALIFIKIMET

Konsulenti duhettë plotësojë kërkesat e mëposhtme:

  • I Diplomuar (diploma master do të konsiderohet avantazh) në SistemetInformative, Teknologjinë e Informacionit, Informatikë ose të ngjashme;
  • Përvojë pune së paku 3 vjet në sektorin e analizës së TIK dhe/ose proceseve të biznesit në nivel qendror apo lokal/rajonal, mundësisht në Kosovë apo në rajon;
  • Përvojë e dëshmuar me teknikat e modelimit për analizën dhe ri-inxhinierimin e proceseve të biznesit (të paktën një referencë e dokumentuar);
  • Eksperiencë e mëparshme pune me sistemete informacionit të mbrojtjes sociale(si avantazh);
  • Njohuri shumë të miratë gjuhës shqipe dhe anglezenë të folur dhe të shkruar;
  • Aftësi të shkëlqyera të demonstruara komunikuese dhe ndërpersonale;
  • Qëndrim pozitivi demonstruar ndaj zgjidhjes së problemeve;

REZULTATET

Nr.Raportet

Afati i fundit

(pas nënshkrimit të kontratës)

1.Propozon kornizën institucionale të shoqëruar me dokumentin ligjorpërkatës të identifikuar për t'u miratuar/ndryshuar.

Java e 12-të

pas nënshkrimit të kontratës

2.

Propozon ri-inxhinierimin e proceseve të biznesit shoqëruar me identifikimin e dokumenteve ligjorepërkatëse për t'u zhvilluar oserregulluar.

Java e 24-të

pas miratimit të dorëzimit të mëparshëm

3.

Propozon kornizën e standardizimit të të dhënave, të shoqëruar meidentifikimin e dokumenteve ligjore përkatëse për t'u zhvilluar ose rregulluar.

Java e 16-të

pas miratimit të dorëzimit të mëparshëm

4.Raportin final

Java e 4-të

pas miratimit të

dorëzimit të mëparshëm

Konsulenti pritet të jetë i angazhuar me kohë të plotë për 24 muaj. Megjithatë, rezultatet e mësipërme duhet tëkonsiderohen caqe të angazhimit.

Raportet dhe i gjithë komunikimi me shkrim në lidhje me çështjet e Projektit do të jenë elektronik dhe në gjuhën angleze.

MFPT do të japë komente për të gjitha raportet brenda 1 jave. Pas kësaj, Konsulenti do të ketë 1 javë për t‘i përditësuar rezultatet. Pas kësaj MFPT do të miratojë dorëzimin brenda një jave. Në rast se dorëzimi ende nuk është i pranueshëm, MFPT dhe Konsulenti do të diskutojnë kushtet e kontratësdhe do të bien dakord se si tëvazhdohet.

KOHËZGJATJA DHE PLANI I PAGESËS

Angazhimi pritet të zgjasë 24 muaj (janar 2024 - dhjetor 2025) që do të jetë angazhim me kohë të plotë.

Konsulenti pritet të ketë prezencë të vazhdueshme fizikenë Kosovë gjatë zbatimit të kontratës dhe do të jetë i vendosur në Departamentin e TI-së të MFPT gjatë detyrës.

Konsulenti do të paguhetnë baza mujore,në bazë të fletëve kohore dhe raporteve mujore të shoqëruara me faturë.

MARRËDHËNIET DHE DETYRIMET E RAPORTIMIT

Konsulenti do t'i raportojë Koordinatorit të Projektit, Drejtorittë DSS dhe Drejtorit të Departamentit të TI-së në MFPT, për Projektin për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës.

Konsulenti do të jetë i disponueshëm për konsultime me ekipin mbështetës të Bankës Botërore.

Konsulentët e interesuar duhet të ofrojnëinformacion që tregon se ata kanë kualifikimet e kërkuara dhe përvojën përkatëse për të kryer shërbimet.

Kriteret e vlerësimit janë:

PërshkrimiPikët
Kualifikimet e konsulentit40 pikë
Përvojë dhe njohuri në detyra të ngjashme60 pikë

Vëmendja e Konsulentëve të interesuar tërhiqettek Seksioni VII, paragrafët, 7.34, 7.35, 7.36 dhe

7.37 të “Rregulloreve të Prokurimit për Huamarrësit IPF” të Bankës Botërore korrik 2016 (“Rregulloret e prokurimit”),
që parcakton politikën e Bankës Botërore për konfliktin e interesi.

Konsulenti do të zgjidhet në përputhje me metodën e Konsulentit Individual (IC) në marrëveshjet e mësipërme të Marrëveshjes Kornizetë përshkruara në Rregulloret e Prokurimit dhe duke ndjekur kriteret e vlerësimit të përmendura më sipër.

Informacione të mëtejshme mund të merrennë adresën e mëposhtme gjatë orarit të punës, nga ora 08:00deri në 16:00.

Shprehjet e interesit duhet të dorëzohen në version elektronik në adresën e mëposhtme (me e-mail) me subject line “emri&mbiemri_Kërkesë për shprehje të interestit për Konsulent Lokal për Regjistrin Social dhe Sistemin Informativ” deri të Premten, 02 Shkurt, 2024 deri në orën 16:00, dhe duhet të përfshijnë:

  • CV
  • Dëshmi kualifikimi (diploma dhe certifikata)
  • Minimumi 3 referenca që vërtetojnë përvojën e punës në fushën e kërkuar

Projekti për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës (SAS) Njësia e Koordinimit të Projektit – NJKP

Rruga UÇK, Nr.1, Qafa, 10 000 Prishtinë, Kosovë

E-mail: [email protected]