
Fabrika për përpunimin e mishit “BUQUKU” shpallë konkurs për pozitën
Agjent tregtar (2 pozita)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për viziten e pikave të caktuara sipas planit nga kompania;
- Kontrollon, mbikëqyrë dhe merr porosi në pikat shitëse;
- Vlerëson sasinë e porosive me qëllim të shmangies së mungesës së produkteve, apo mbingarkimin e tepërt;
- Përcjell afatet e mallrave nëpër markete si dhe hulumton mundësinë e shpërndarjes së tyre;
- Bën prezantimin e artikujve të rinjë tek të gjithë blerësit të cilët i viziton;
- Përgjegjës për informim rreth gjendjes në treg dhe për çfarëdo vërejtje apo sugjerim që mund të vij nga ana e blerësit;
- Mban evidencë ditore për punën në teren, referon vështirësitë eventuale dhe propozon zbatimin e masave të caktuara për rastet konkrete;
- Në koordinim me mbikëqyrësin cakton pikat për organizime promocionale;
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollimin e Mesem;
- Të jenë të shkathët, fleksibil dhe organizativ;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhimit të kohës
- Duhet të kenë njohuri bazike të tregut, artikujve dhe brendeve që dominojnë;
- Të posedojnë patentë shofer të kategorise B;
- Preferohet një (1) vit përvojë pune në shitje.
----------------------------------------------------------------------
Punëtor/e për prodhim (5 pozita)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Merr pjesë në procesin e prodhimit dhe paketimit të produkteve;
- Respekton standardet e higjienës dhe sigurisë ushqimore gjatë punës;
- Zbaton udhëzimet e mbikëqyrësit për prodhim;
- Kujdeset për përdorimin korrekt të pajisjeve dhe mjeteve të punës;
- Raporton për çdo parregullsi gjatë procesit të prodhimit.
Kualifikimet e kërkuara:
- Shkollimi i mesëm (preferohet, por jo i domosdoshëm);
- Të jetë i/e përgjegjshme, i/e motivuar dhe i gatshëm për punë fizike;
- Përvoja e mëparshme në prodhim ushqimor është përparësi.
Mënyra e aplikimit
Të gjithë kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre përmes postës elektronike në adresën: [email protected] , ose duke e dorëzuar personalisht në selinë e fabrikës BUQUKU, në Pejë – Fshati Cigë, rruga Pejë–Radavcë.
Konkursi mbetet i hapur deri me 05/10/2025.
Konkursi mbetet i hapur për një periudhë prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh kalendarike nga data e publikimit.
Vendi i punes: Pejë- Fshati Cigë, rruga Pejë – Radavcë.
Për më tepër informacione rreth Ndërmarrjes BUQUKU, mund të kërkoni në website-in: www.buquku.com
Apliko shpejtë përmes sistemit!