business

Analist/e i/e Shitjes (2)

  • star Publikuar: 16-04-2025
  • star Skadon: 16-05-2025
Kompani Kosmonte Foods
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 202

Ndërmarrja Importuese dhe Shpërndarëse “Kosmonte Foods Sh.p.k.”, me seli në: Rr. e Antenës, Harilaq, Fushë Kosovë, Tel: +383 (0) 38/733- 377 shpall konkurs për poziten:

Pozita: Analist/e i/e Shitjes (2) pozita

Departamenti: Shitje

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Mbledh të dhënat e shitjes dhe parashikon trendet e shitjes;
  • Kryen analiza kuantitative për të vlerësuar të gjithë parametrat e shitjes përfshirë: riskun, mundësitë, shpenzimet, etj.;
  • Përcjell targetet e shitjes për sektorin e Tregut Tradicional si dhe në Sektorin e Tregut Modern;
  • Përgatit raportet e shitjes pë të gjithë Furnitorët në baza javore, mujore dhe vjetore Per Menaxhmentin;
  • Kalkulon bonuset mujore, tremujore dhe vjetore per stafin e shitjes;
  • Raport ditor të shitjes, raport javor të shitjes, raport i shitjes për shitësit ambulant dhe komerciale për secilin furnitor – Për Menagjment, Furnitorë;
  • Mbështet menaxhmentin në hartimin e planeve sipas furnitorëve, sipas komerciales dhe shitjes ambulante;
  • Kërkesat e ndryshme ditore nga Menaxhmenti;
  • Përmbledhjen e analizave të përgjithshme (Krahasimet e vitit aktual me vitin paraprak, të ndarë në: nën-brende, në kanal të shitjes, në regjion dhe qytet - për Menaxhmentin;

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë diplomë Universitare, Fakulteti Ekonomik;
  • Të jenë të shkathët, fleksibil dhe organizativ;
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese, analitike, menaxhimit të kohës dhe etikes në punë.
  • Preferohet një (1) vit përvojë pune.

Orari i punes: I plotë

Paga dhe përfitimet: Ofrohet pagë konkuruese dhe pako përfitimesh që përfshin transportin, shujten ditore, sigurimin shëndetësor si dhe mundësi zhvillimi profesional.

Bashkohuni me një ekip shumë të motivuar me një mjedis pune të hapur dhe komunikues.

Kosmonte Foods Sh.p.k është kompani e përkushtuar në ofrimin e një ambienti sa më të përshtatshëm për punë ku ka të organizuar mbulueshmërinë e transportit, shujtes ditore si dhe sigurimit shëndetësor andaj inkurajojmë që të aplikojnë të gjithë ata të cilet plotësojnë kushtet e lartëcekura, në veçanti përsonat me aftësi të kufizuara.

Kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet sipas pozitës, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre me dokumentacionin relevant në posten elektronike:

[email protected] .

Në subjekt duhet të shënohet Pozita për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët plotësojnë kushtet e kërkuara për tu bërë antarë ekipi, do të kontaktohen për intervsitë.

Konkursi mbetet i hapur deri me 30/04/2025.

Për më tepër informacione rreth Ndërmarrjes Kosmonte Foods, mund të kërkoni në website-in: www.kosmontefoods.com