
📣 KONKURS PUNE – AGJENT SHITJE (Shitje direkte me pickup – Prishtinë&Ferizaj)
Kompania: KRALIN GROUP LLC
Tereni: Prishtinë &Ferizaj
Orari: E hënë – E premte
🏢 Rreth Kompanisë KRALIN
KRALIN GROUP është një kompani prodhuese me seli në Suhadoll – Lipjan, e specializuar në përpunimin dhe paketimin e frutave të thata, kikirikëve, farave të lulediellit, farave të kungullit dhe arrorëve të tjerë. Me një fokus të veçantë në cilësi dhe inovacion, KRALIN është duke ndërtuar me shpejtësi një emër të fuqishëm në tregun vendor dhe rajonal.
Synimi ynë është të krijojmë produkte të shijshme, të sigurta dhe të përkushtuara ndaj konsumatorit, duke ndërtuar një ekip të fortë që rritet bashkë me ne.
Ne po kërkojmë një agjent për shitje direkt për terenin Prishtine&Ferizaj në tregun tradicionale(TT), të motivuar dhe të zoti, që të bëhet pjesë e ekipit tonë të shitjes.
🟢 Çfarë po kërkojmë nga ti?
- 💬Aftësi për të shitur dhe komunikuar me klientët në çdo moment të ditës
- ⚡Energji, iniciativë dhe motivim për të arritur qëllime ditore dhe mujore
- 🔍Njohje shumë të mirë të pikave te shites ne Prishtinë
- 🚗Eksperiencë në shitje (minimum 2 vite)
- 🤝Përkushtim afatgjatë, dëshirë për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme në shitje
đź§ľ Detyrat kryesore:
- Vizitë e rregullt e klientëve me pickup të kompanisë dhe ofrimi i produkteve të KRALIN në mënyrë profesionale
- Krijimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve të forta me klientët
- Zbatimi i strategjisë së shitjes në territorin e caktuar
💶 Çfarë ofron KRALIN për ty?
- Pagë fikse: 450 € neto
- 3% bonus mbi vlerën e shitjeve mujore
- Bonuse shtesë për arritjen e objektivave mujore
- Pickup i kompanisë në dispozicion dhe lejohet të mbahet në shtëpi
- Kontratë pune e rregullt dhe e sigurt
- Ambient pozitiv dhe mundësi për zhvillim profesional
🎯 Pse të aplikosh në KRALIN?
- Ne jemi një brand i fuqishëm në rritje, me produkte cilësore të prodhuara në Kosovë
- Jemi të përkushtuar ndaj rritjes së ekipit tonë përmes përkrahjes dhe shpërblimeve
- Të ofrojmë stabilitet, drejtësi dhe respekt për përkushtimin tënd
📩 Si të aplikoni?
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në në:
đź“§ [email protected]
ose të na kontaktojnë në:
📞+383 (49) 644 440